Ish asistentja e paditi për ngacmim seksual, reagon Vin Diesel
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Ngritja e temperaturave e ditëve të fundit ka bërë që shumë njerëz të heqin dorë nga rrobat dimërore dhe të veshin gjëra gjithmonë e më të lehta. E përveç ndryshimeve në garderobë, femrave u duhet të bëjnë edhe disa ndryshime në çantën e kozmetikës, ta pasurojnë atë me produkte të domosdoshme për trupin dhe fytyrën gjatë kësaj stine. Një nga këta produkte është padiskutim anti-djersa. Në qoftë se nuk ju pëlqejnë anti-djersat që gjeni në supermarket, ju mund të përgatisni një të tillë në shtëpi dhe efekti do të jetë akoma më i mirë. Living sjell për ju 3 receta shumë interesante që mund t'i procovoni në çdo kohë.
1. Ujë livandoje dhe uthull
Ju duhen:
-15 pika vaj esencial livandoje
- ½ filxhan uthull molle
- 1 degë livando
- 1 gotë ujë
Livandoja njihet për aromën e këndshme, por gjithashtu ka veti anti-inflamatore dhe antimikrobiale. Edhe uthulla i ka këto veti, por nëse aplikohet direkt në lëkurë, mund të shkaktojë acarim dhe kjo është arsyeja pse uji është aq i rëndësishëm, pasi do të hollojë përbërësit. Në një enë përzieni ujin me uthullën dhe pikat e vajit. Lani mirë degën e livandës dhe shtoni lulet në përzierje. Lëreni për 10 orë para se ta përdorni.
2. Sodë buke dhe vaj kokosi
Ju duhen:
- 1/2 filxhan sode buke
- 1/2 filxhan niseshte
- 2 lugë gjelle vaj kokosi
- 10 pika vaj esencial rozmarine
Soda e bukës ka veti antibakteriale dhe po kështu edhe vaji i arrës së kokosit, i cili është gjithashtu anti-inflamator dhe hidratues. Vaji esencial i rozmarinës mund të zëvendësohet nga çdo aromë tjetër, megjithëse kjo i jep elasticitet lëkurës.Për përgatitjen e saj, duhet të përzieni përbërësit në mënyrë të barabartë. Aplikojeni atë dhe prisni pak derisa vaji të përthithet, për të ruajtur efektivitetin e tij.
3. Ujë trëndafili dhe locion nga fara liri
Ju duhen:
- 1/2 filxhan ujë trëndafili
- 1/4 filxhan sodë buke
- 1/4 gotë ujë të distiluar
- 1 lugë fara liri
- një kavanoz qelqi
Uji i trëndafilit përdoret gjerësisht në botën kozmetike falë vitaminës C, e cila parandalon oksidimin. Nga ana tjetër, farat e lirit janë të afta të ndihmojnë në trajtimin e akneve dhe për ta mbajtur lëkurën të hidratuar. Ziejini farat e lirit në ujin e distiluar për 2 minuta. Hiqeni tiganin nga nxehtësia dhe lëreni të ftohet. Pastaj shtoni sodën e bukës dhe ujin e trëndafilit dhe përziejini. Ruajeni atë në një kavanoz qelqi në temperaturë ambienti.
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...