Marredhenia ne çift 24 Prill 2021

Injeksioni kontraceptiv; Sa këshillohet dhe sa efektiv është

Marredhenia ne çift

Depo-Provera është një kontraceptiv që bëhet në formën e injeksionit. Kjo metodë ndalon procesin e ovulimit, duke i penguar vezoret që të çlirojnë vezën. Gjithashtu, trash mukozën e qafës së mitrës duke penguar bashkimin e spermatozoideve me vezën. Pas ndërprerjes së injeksioneve Depo-Provera, duhet të kalojnë dhjetë ose më shumë muaj, para se fertiliteti të kthehet në gjendjen e mëparshme.

Llojet. Aktualisht në treg gjenden dy injeksione, Depo-Provera dhe DeposubQ Provera 104. Që të dyja përmbajnë progestin, por te Depo-subQ Provera 104, ky hormon gjendet në doza më të vogla.

Efikasiteti. Është vërtetuar se në 100 gra që përdorin Depo-Provera-n për një vit rresht, 3 mbeten shtatzënë.

Avantazhet dhe disavantazhet. Ndër avantazhet e shumta mund të përmendim:

- kjo metodë nuk kërkon një përshtatje të personalizuar apo mbikëqyrje të përditshme;

- ul rrezikun e kancerit të endometrit,  sëmundjeve inflamatore të legenit dhe tumorit fibroz në mitër;

- nuk ka efekte negative te gjidhënia. (Hormoni estrogjen, i përdorur në shumë metoda të tjera kontraceptive, mund të ketë një ndikim të lehtë në prodhimin e qumështit.) Mjeku mund ta kundërshtojë përdorimin e këtij injeksioni, në rast se keni hemorragji të pashpjegueshme vaginale, kancer në gji, sëmundje të mëlçisë ose nëse në historikun shëndetësor familjar, keni raste të trombozave. Ndër efektet anësore të këtij kontraceptivi mund të përmendim:

 - humbje e përkohshme e dendësisë së kockave (Sa më gjatë të përdoret Depo-Provera, aq më e madhe është edhe humbja e dendësisë dhe efektet e këtij injeksioni mund të jenë të pakthyeshme.); - cikël i çrregullt menstrual dhe më tepër gjakderdhje;

- shtim në peshë;

- dhembje gjoksi;

-dhembje koke.

Metodat me kufizues: falë këtyre metodave shtatzënia parandalohet duke krijuar një “kufizues”, i cili pengon bashkimin e spermatozoideve me vezën.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor