Dijonisi “thumbon” Valerin: Je shumë sensual
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Nga Lira Gjika/Edhe pse jeta jonë është bërë më e pasur dhe më moderne dhe e emancipuar, prap nëna e re nuk trajtohet me atë përkujdes dhe respect, që kërkon kjo fazë e brishtë e mëmësisë. Një nënë e re që sapo ka prurë në jetë foshnjën e saj dhe ende nuk ka marrë veten nga trauma e lindjes, rrethohet me një “kujdes” ankthioz. Të gjithë njerzit që e rrethojnë, duke filluar nga nëna e saj, jo vetëm nuk e ndihmojnë apo qetësojnë, por i thonë, se ajo nuk di dhe se nuk është e zonja dhe arrijnë deri aty sa i thonë, se qumështi i sajë nuk bën. Dhe kulmi arrin kur nëna apo vjehra, i thotë se banjën do ja bëjë ajo vetë edhe pse duhet të prishë terezinë e saj, por nuk ka se çfar bën, se ajo si nënë e re që është, mund ti bëjë ndonjë gjë fëmijës, psh mund ta thyej dhe gjepura të tjera të këtji lloi. Nëna e re, e penalizuar që në fillesë të mëmësisë, krijon me fëmijën një raport problematik. Ajo jeton në një ndjenjë pasigurie dhe dyshimi për veten. A është e keqe? nuk e do fëmijën? Nuk e do burrin? A e ka të keq qumështin? Pikpyetje pa fund. Askush nuk i thotë asgjë dhe të gjthë e shohin shtrëmbër. Edhe kur shkon tek mjekja/u, ajo/ ai me indifferencë profesionale , i thotë duke i prekur pa kujdes gjirin, se ti nuk ke qumësht ose i gjen ndonjë sëmundje fëmijës, e cila kthehet në akuzë po për nënën. Se ajo e ftohu apo e kishte gjirin të nxehtë, se vinte nga rruga dhe akuzat nuk kanë të sosur. Nëna e re është në hapat e para të mëmësisë dhe si çdo hap i pare, është shumë i vështirë, por që duhet ta realizojë ajo vetë, ashtu siç kanë bërë edhe nëna e saj, vjehrra, mjekja kur eshte femër apo infermjere që e ndjekin. Gjithë këta persona që në fakt duhet ta ndihmojnë nënën duke e siguruar, se është pasiguria e fillimit, por shumë shpejt ajo do ta fitojë zhdërvjelltësinë dhe sigurinë e duhur, në fakt vetëm këtë gjë nuk e bëjnë. Po ju ndërhy në këto forma që u cituan më lartë dhe që për fat janë ende prezente në trajtimin e nënës do të bëjmë vetëm dëm si nënës po ashtu edhe fëmijës.
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...