Aktualitet 22 Prill 2021

Duhet sërish një dozë tjetër, nuk mjaftojnë 2: Shkencëtarja që krijoi Pfizer jep një lajmërim të ri

Aktualitet

Duket se lajmi për marrjen e më shumë se 2 doza vaksinash është i vërtetë dhe këtë e ka konfirmuar dhe Dr. Ozlem Tureci bashkëthemeluese e BioNTech që krijoi Pfizer ndaj Covid-19. Ajo ka thënë së fundmi se imuniteti ka filluar të bie dhe tek personat që e kanë kaluar vetë por dhe tek ata që kanë bërë dozat e vaksinës.

Në rastin më të keq kjo vaksinë duhet të bëhet çdo vit.

“Ne shohim vazhdimisht indikacione për të arritur në këtë përfundim. Ka një zbehje graduale të imunitetit qoftë tek ata që e kanë fituar natyralisht, duke kaluar virusin, qoftë tek ata që janë vaksinuar”, tha mjekja.

Pfizer ka siguruar 91% siguri për prekjen nga virusi dhe 95% efektivitet për të mos përjetuar forma të rënda të sëmundjes. Këto shifra vlejnë pas marrjes së dozës së dytë dhe deri në 6 muaj nga vaksinimi. Deri tani vihet re një rënie e antitrupave, por gjithçka mbetet për t`u parë në vazhdim.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor