Aktualitet 21 Prill 2021

Covid 19; Situata për 24 orët e fundit nga Ministria e Shëndetësisë

Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e situatës së pandemisë COVID-19 në vendin tonë. Sipas MSh, përgjatë 24 orëve të fundit janë diagnostikuar si pozitivë me koronavisurin 138 qytetarë, ndërkohë që 5 të tjerë kanë ndërruar jetë prej virusit.

Përgjatë së njëjtës periudhë kohore janë shëruar 465 qytetarë. Bashkia e Tiranës është e para për nga numri i infektimeve të reja me 35 raste, e ndjekur nga Bashkia Gjirokastër dhe 12 dhe Shkodër me 8 të tilla.

Njoftimi i plotë i Ministrisë të Shëndetësisë:

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2584 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 138 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 35 raste në Tiranë, 12 raste në Gjirokastër, 8 raste në Shkodër, 5 raste në Devoll, Skrapar, 4 raste në Durrës, Fier, Elbasan, Pogradec, Malësi e Madhe, 3 raste në Korçë, Lezhë, Vlorë, Pukë, Mirditë, Berat, Kamëz, Sarandë, Peqin, Poliçan, 2 raste në Lushnje, Tropojë, Mallakastër, Librazhd, Vau Dejës, Divjakë, Belsh, Gramsh, Këlsyrë, Konispol, 1 rast në Kuçovë, Vorë, Dropull.

 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 103,066 që nga fillimi i epidemisë.

 

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 160 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Lezha, 1 qyetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 56 - 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (21 Prill 2021)

Raste të reja ditore 138

Të shëruar në 24 orë 465

Të shtruar në spitale 160

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 2584

 

 

Testime totale 615,147

Raste pozitive 129,980

Raste të shëruara 103,066

Raste Aktive 24,556

Humbje jete 2,358

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 18113

Fier 2090

Durrës 966

Shkodër 830

Gjirokastër 794

Korçë 631

Vlorë 389

Dibër 311

Kukës 264

Elbasan 93

Berat 60

Lezhë 15

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor