Aktualitet 20 Prill 2021

Protokolli për 25 Prillin, ja regullat që duhet të zbatojnë qytetarët në ditën e zgjedhjeve

Aktualitet

Pesë ditë larg zgjedhjeve të 25 Prillit, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar protokollin anti-Covid që duhet të ndiqet nga të gjithë qytetarët që votojnë për parlamentin e ardhshëm por gjithashtu edhe rregulla për komisionerët. Sipas udhëzimit të ri, në të gjitha qendrat e votimit, qytetarët do duhet që të ndjekin rregullat specifikepër të shmangur infektimin.

-Maska do të jetë me detyrim, siç është në fuqi aktualisht edhe për ambientet e jashtme.

-Në çdo qendër votimi do të jetë 1 person i cili iu cili do vëzhgojë respektimin e masave anti-COVID.

-Në asnjë qendër votimi nuk do të lejohet futja e më shumë votuesve sesa është numri i dhomave të fshehta ku votohet duke shtuar 2 persona të tjerë të cilët ndërkohë po bëjnë regjistrimin.

-Dhomat e fshehta (aty ku votuesi plotëson fletën) duhet të ruajnë distancën me 1.5 metër larg njëra tjetrës. Me të këtë distancë duhet të qëndrojnë lart dhe anëtarët e KQZ dhe vëzhguesit.

-Sallat me dhomat e fshehta udhëzohen të jenë në katet e para dhe ta pajisura me hyrje – dalje të veçanta për të shmangur grumbullimin.

-Në çdo hyrje të qendrës së votimit, do të vendoset dezinfektant.

-Votuesit duhet të mbajnë distancën 1.5 metër larg njëri tjetrit, në pritje për të votuar.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor