“Më ka ndaluar të takoj vajzën”, Ledjona u përgjigjet deklaratave të ish bashkëshortit
Ledjona Xheladinaj, në intervistën e parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP 3”, komentoi deklaratat e ish-bashkëshortit t&eu...
Sigurisht, në një moment të caktuar të jetës, stresi ju ka prekur edhe ju për shkak të situatave të punës, financiare ose emocionale. Kur stresi bëhet pjesë e jetës suaj, mund të mësoheni me simptomat e tij dhe në terma afatgjatë, kthehet në një sëmundje kronike që ndikon në mënyrë serioze tek shëndeti.
Është e rëndësishme të njihni tipet kryesore të stresit:
Stresi akut
Ky lloj stresi shfaqet në një afat të shkurtër dhe nuk ndikon në cilësinë e jetës, për shembull, ndodh kur doni të flisni para publikut ose në një takim të rëndësishëm. Të gjithë e kanë përjetuar këtë lloj stresi në jetë.
Stresi kronik
Ky tip stresi qëndron në trup për javë të tëra, muaj, madje dhe vite. Dhe me këtë tip stresi trupi mësohet me simptomat dhe s’e kuptoni që bëhet fjalë për një problem duke i shkaktuar dëme shënetit. Me stresin kronik, mbrojtjet imunitare dobësohen dhe rritet prodhimi i substancave si adrenalina, dopamina, noradrenalina dhe kortizoli. Kur niveli i këtyre substancave rritet, mund të ndodhin probleme kardiake dhe probleme si më poshtë:
-Depresion
-Rrije e triglicerideve
-Insufiçiencë kardiake
-diabet
-Herpes zoster aktiv ose virusi i herpes zoster
-Probleme me tiroiden
Kujtoni që nëse nuk e mbani stresin nën kontroll, në afat të gjatë mund të zhvillohen sëmundje që mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin tuaj.
Ledjona Xheladinaj, në intervistën e parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP 3”, komentoi deklaratat e ish-bashkëshortit t&eu...
“Ferma VIP” një reality show ndryshe që ka sjellë në vendin tonë një program me shumë vlera por edhe për t...
Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në aeroportin Charles de Gaulle të Francës, si pasojë e një sulmi të organizuar...