Pjata kryesore 20 Prill 2021

Jufka me kërpudha

Pjata kryesore

Kur mendojmë për jufkat gjëja e parë që na vjen në mend është mishi i pulës, ndoshta sepse ky është kombinimi më i zakonshëm në tryezat e shqiptarëve. Por sot ju propozojmë një variant të ri, jufka me kërpudhë.

Përbërësit: ½ qepë, 500 g kërpudha, 250 g jufka. 250 g krem djathi, kripë, piper, gjalpë dhe verë.

Përgatitja: Ziejmë jufkat në ujë me kripë sipas udhëzimeve në paketim. Në tigan skuqim qepën e prerë hollë me gjalpë, kripë dhe piper. Shtojmë kërpudhat dhe i kaurdisim disa minuta ne temperaturë mesatare, i shuajmë me verë . Shtojmë kremin e djathit, jufkat e ziera dhe pakëz lëng. I përziejmë mirë dhe i shërbejmë të ngrohta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista Living - LivingTV (@living_albania)

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor