Aktualitet 19 Prill 2021

Covid 19; Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat për 24 orët e fundit

Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e situatës të pandemisë COVID-19 në vendin tonë. Sipas MSh, përgjatë 24 orëve të fundit janë diagnostikuar si pozitivë me koronavirus 100 qytetarë, një rënie e ndjeshme kjo nga ditët dhe javët e kaluar. Ndërkohë përgjatë së njëjtës periudhë kohore kanë ndërruar jetë 5 qytetarë të tjerë.

Të shëruarit përgjatë ditës së tome janë 587.

Njoftimi i plotë i Ministrisë të Shëndetësisë:

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1867 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 100 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

34 raste në Tiranë, 9 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, Gjirokastër, 4 raste në Fier, Lezhë, Vlorë, Librazhd, 3 raste në Elbasan, Has, Vorë, 2 raste në Shkodër, Kurbin, Berat, Sarandë, Gramsh, Skrapar, Poliçan, 1 rast në Kukës, Lushnje, Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Roskovec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 587 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 102,171 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 173 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 55 – 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (19 Prill 2021)

 

Raste të reja ditore 100

Të shëruar në 24 orë 587

Të shtruar në spitale 173

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 1867

 

Testime totale 609,555

Raste pozitive 129,694

Raste të shëruara 102,171

Raste Aktive 25,176

Humbje jete 2,347

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 18311

Fier 2136

Durrës 1018

Shkodër 895

Gjirokastër 856

Korçë 671

Vlorë 418

Dibër 318

Kukës 277

Elbasan 193

Berat 59

Lezhë 2

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor