Aktualitet 19 Prill 2021

Ngjarje e rëndë në Tiranë, një person sulmon 5 persona me thikë në xhami

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë u regjistrua këtë të hënë në Rrugën e Kavajës në Tiranë.

Një person me thikë në dorë, është futur brenda xhamisë dhe ka plagosur pesë persona. Të plagosurit u dërguan në spital, jashtë rrezikut për jetën. Autori është identifikuar si Rudolfë Nikollaj, 34 vjeç, nga Burreli dhe është neutralizuar nga policia.

Imami Ahmed Kalaja reagoi pas ngjarjes së rëndë që u shënua këtë të hënë në xhaminë që ndodhet te Rruga e Kavajës në Tiranë. Duke ngritur dyshimet edhe për një akt terrorist, Kalaja shpjegoi sesi rrodhi ngjarja.

“Sot pas dreke, ndodhi një akt barbarie pranë xhamisë., një njeri I armatosur me një thikë godet besimtarët me një thikë. Nuk mjaftohet vetëm me goditjen e besimtarëve brnda xhamisë, por gosdet edhe njerëzit që ishin në rrugë. Situate është nën kontroll, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Shpresojmë që të mos ketë qenë ndonjë akt terrorist, por një njeri me të meta mendore që e ka bërë diçka të tillë. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.”

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor