Shenjat që paralajmëron Meri Gjini, çfarë ju pret këtë fundjavë
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
Në mbledhjen e sotme, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka lajmëruar se të gjithë qytetarët që do të vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut do të duhet që të karantinohen për 2 javë, kjo pasi dy vendet fqinje kanë shënuar rritje të rasteve dhe viktimave nga pandemia e Koronavirusit.
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka bërë me dije gjithshtu se nxënësit e viteve të para dhe të dyta rikthehen në shkollë.
“Ka filluar të ndjehet edhe vaksinimi masiv. Greqia dhe Maqedonia kanë shtim të rasteve dhe viktimave. Sfida e Komitetit është përmirësimi i indikatorëve, duke parashikuar faktorët që mund të ndikojnë në rritjen e tyre. Mosrespektimi sa duhet i një pjesë e subjekteve politike mund të shkaktojë rritje të numrave në ditët e ardhshme.
Po ashtu Pashkët janë shënuar me lëvizje nga vendet fqinje. Lëvizjet e vunë vendin në situatë të rëndë, kujtojmë janarin. numrin për rastet e reja e zë Gjirokastra. Mendojmë që nga nesër të vendoset qendrimi në karantinë 2 javorë për personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Do ta vlerësojmë pas 2 javësh. Të gjithë nxënësit, mund të fillojnë mësimin e kombinuar,”-tha Rakacolli.
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...
Njoftimi i Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer tronditi botën, menjëherë pas lajmit se edhe mbreti Charles vuante nga kanceri, duke...