Aktualitet 19 Prill 2021

Kur do të pushojë shiu? Ja si do të jetë moti ditët në vazhdim

Aktualitet

Java do të nisë me mot të paqëndrueshëm, duke e bërë pranverën e këtij viti të pazakontë në krahasim me vitet e shkuara. Ndikimi i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore parashikohet të sjellin mot kryesisht të vranët dhe intervale të shkurtëra kthjellimi, kryesisht përgjatë vijës bregdetare.

“Kjo javë ka nisur me vranësira dhe shira në pothuajse të gjithë territorin shqiptar. Parashikohet që shirat të jenë prezentë edhe gjatë ditës së nesërme. Ka një ndërprerje të reshjeve ditën e Mërkurë dhe ditën e Enjtë ku do të kemi mot të kthjellët, pothuajse në të gjithë territorin, përjashtuar ekstremin veri dhe veri-lindor, ku do të ketë reshje të pakëta dhe të izoluara. Kemi sërish ndryshime ditën e Premte ku do të kemi zhvillim të vranësirave duke risjellë reshjet e shiut të cilat do të jenë prezente edhe gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit të së Shtunës”, u shpreh meteorologia Lajda  Porja.

Sipas meteorologëve, fundjava dhe sidomos dita e diel që janë edhe zgjedhjet, moti do të jetë i qëndrueshëm ndërkohë që temperaturat do të rriten me disa gradë celsius

“Që nga mesdita e së shtunës dhe fundjava do të sjellë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike, duke risjellë diellin në të gjithë territorin shqiptar. Madje në fundjavë pritet që të kemi dhe rritje të ndjeshme të temperaturave duke kulmuar ditën e diel, deri në vlerën 23 gradë”, u shpreh Porja.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor