Aktualitet 18 Prill 2021

Numër i ulët pacientësh, mbyllet spitali COVID-3 në Tiranë

Aktualitet

Është mbyllur ditën e sotme COVID-3. Pacientët të cilët ishin të shtruar në ketë spital, tashmë do të marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor në spitalin Infektiv. Mbyllja e spitalit erdhi për shkak të rënies së numrit të shtrimeve.

Javët e fundit ka patur një rënie të kurbës së infektimeve dhe rrjedhimisht dhe të personave që kanë ndërruar jetë. Vetëm disa ditë më parë Ministria e Shëndetësisë njoftoi mbylljen e spitalit COVID4, për shkak të numrit të ulët të shtrimeve në spital. Më 9 prill, është mbyllur dhe spitali Covid 4.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor