Pjata kryesore 18 Prill 2021

Djathë në furrë me domate dhe limon, pjata që shijohet me të ngjyer

Pjata kryesore

Receta u përgatit nga Maison de goût

Jeni lodhur duke u marrë me pazaret dhe pastrimet e të dielës dhe përtoni të gatuani? Mos u shqetësoni, kemi një zgjidhje për ju. Një recetë sa e shijshme, aq edhe e thjeshtë për t'u përgatitur: djathë Feta në furrë.

Përbërësit: 200-250 g djathë Feta (nëse nuk keni përdorni djathë deleje pasi shkrihet shpejt), domate, limon, ullinj, kripë, vaj ulliri, rigon dhe⠀ borzilok të freskët sipas dëshirës.

Përgatitja: Parangrohim sobën në 250 gradë . Në një tavë vendosim djathin pa e prerë dhe shtojmë domatet, e prera katërsh për së gjati. Presim njëlloj limonët dhe i vendosim në tavë. Shtojmë ullinjtë, pak kripë,  rigon ose degë borziloku dhe vaj ulliri sipër. Më pas vendoseni në furrë dhe piqeni aq sa e shihni që djathi ka shkrirë dhe domatet janë rreshkur pak.  Ju bëftë mirë!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Maison de goût (@goutmaisonde)

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor