Aktualitet 17 Prill 2021

Pandemia jashtë kontrollit, Brazili u kërkon grave të mos ngelen shtatzënë

Aktualitet

Brazili u ka kërkuar grave të shtyjnë planet për shtatëzani, derisa të pandemia COVID-19 të vihet nën kontroll.

Duke përmendur kërcënimin nga një variant i koronavirusit me emrin P1, ministri i Shëndetësisë tha se ky nuk është momenti i duhur për të sjellë në jetë një fëmijë.


“Nëse është e mundur, vononi shtatzaninë deri në një moment të dytë. Kjo sepse variant i ri vepron më me agresivitet te gratë shtatzëna”, tha ministri i Shëndetësisë, Raphael Parente gjatë një konference shtypi.


Brazili ka 13.7 milionë raste me COVID-19 dhe 365,000 viktima. Shqetësuese janë shifrat për foshnjet që kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 në Brazil./Vizion Plus/

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor