Ëmbëlsira 14 Prill 2021

Kek me karota, receta e veçantë që do t'ju nderojë para miqve

Ëmbëlsira

Ju kanë ardhur miq për drekë ose darkë dhe nuk doni të bëni figurë të keqe? Një kek me karota sipas recetës së goutmaisonde është ajo që ju duhet.

Përbërësit:
2 filxhanë miell
2 lugë çaji sodë pjekje
2 lugë çaji kanellë
1/2 lugë kripë
4 kokrra vezë
5-6 karrota mesatare
300 ml vaj bimor(luledielli, misri etj)
1 cup sheqer normal i bardhë
1 cup sheqer kafë
1 lugë çaji esencë vanilje
1 cup arra ose( bajame, lajthi etj)
1 cup rrush të thatë

kremi:
2 pako philadelphia ose 250 g krem djathi
1/2 lëng limoni
1 cup sheqer pluhur

Përgatitja:
Si fillim ndezim furrën 180 C. Në një enë të thellë shtojmë miellin, kanellën, sodën dhe kripën. Ndërsa në një enë tjetër shtojmë vajin, shqerin e bardhë dhe kafë, esencëne vaniljes dhe i rrahim mirë. Më pas shtojmë një e nga një vezët duke i rrahur dhe në fund miellin pjesë-pjesë duke e përzier masën me
kujdes me spatul. Pasi masa është
krijuar, shtojmë karrotat të grira në rende, frutat e thata dhe i përziejmë përsëri me spatul. Masën e hedhim në formën e kekut të
lyer me gjalpë dhe e fusim në furrë për 40-45 min. Pasi keku ëshë pjekur e lejmë të
ftohet dhe sipër e mbulojmë me kremin e formuar duke rrahur kremin e djathit, me lëngun e limonit dhe sheqerin pluhur me mixer. Kujdes, kur të rrihni kremin e djathit, sheqerin pluhur hidheni pjesë pjesë në mënyrë mos të përhapet në ajër duke bërë pis. Kremin e shtrojmë sipër kekut dhe e dekorojmë sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor