Pjata kryesore 12 Prill 2021

Pulë fshati në tavë me qepë e oriz

Pjata kryesore

Pulë fshati në tavë me qepë e oriz

Për të bërë tavën me oriz, si fillim pula ndahet në copa dhe vendoset të ziejë me ujë me kripë, aq sa i duhet për të qenë gati.
Kur pula është gati, bëjmë gati qepën: 2 kokrra qepë të mëdha i grijmë në fijë të holla dhe i kaurdisim në vaj ulliri duke shtuar pak kripë. Qepa i jep gjithë shijen kësaj tave ndaj duhet kaurdisur me kujdes, në zjarr të ulët, rreth 15 minuta, sa bëhet transparente. I shtohet në lugë gjalpë, lihet edhe pak minuta. Shtohen 2 garuzhde nga lëngu i pulës dhe lihen në zjarr sa lëngu thahet pothuajse plotësisht.
Kalohet qepa në një tavë.
2.5 gota oriz lahen dhe kullohen mirë dhe kalohen në tavë bashkë me qepën. Shtohen edhe 5 gota nga lëngu ( raporti 1 oriz: 2 gota ujë), trazohen mirë dhe vendosen mbi to copat e mishit të pulës.

Kalohet në furrë të ngrohur mirë më parë në 230°C.
Hërë pas here trazohet që orizi në sipërfaqe mos mbetet i ftohtë. Nëse ju pëlqen mund të shtoni dhe pak gjalpë ndërkohë që piqet.

Kur thahet lëngu i gjithi e keni gati. Mbulojeni që orizi të zbutet më mrië dhe është gati. Kur thahet lëngu i gjithi e keni gati. Mbulojeni që orizi të zbutet më mirë dhe është gati.

P.S: Nëse thithet i gjithë lëngu dhe ju duket që orizi do ende shumë kohë të bëhet shtoni dhe pak lend, por mos e teproni. Mund edhe ta mbuloni pak kohë me letër furrë të lagur më ujë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor