Pjata kryesore 9 Prill 2021

Të shijshme dhe të shëndetshme, ja si të përgatisni sardelet pikante

Pjata kryesore

Me siguri po mendoni përse t'i gatuani, kur mund t'i blini të konservuara? Epo shija, por edhe vlerat ushqyese nuk janë të njëjtat, ndaj merrni laps e letër dhe shënoni diku recetën e mëposhtme.

PËRBËRËSIT: ½ kg sardele, 100 g galetë, 1 lugë e vogël me rigon, 1 lugë e vogël me spec të kuq pikant, 1 degë rozmarinë, Lëkurë limoni, kripë, piper dhe vaj ulliri.

PËRGATITJA: Pastrojmë sardelet dhe i lëmë të kullojnë. Hedhim te galeta : kripën, piperin, specin e kuq djegës, rigonin dhe lëkurën e limonit. Hedhim ½ e masës së galetës te sardelet dhe i përziejmë që të lyhen të gjitha. Tavën e lyejmë me vaj ulliri dhe hedhim galetë, shtrojmë me kujdes sardelet dhe i hedhim përsëri galetë dhe vaj ulliri. I vendosim sipër një degë rozmarinë. I pjekim në furrë për 20 min me 180 ° C.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor