Ish asistentja e paditi për ngacmim seksual, reagon Vin Diesel
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Ndoshta i keni dëgjuar përfitimet mahnitëse që çaji ofron për shëndetin—qoftë i malit, jeshil, i zi, etj. Dhe kjo është arsyeja pse është mirë ta bëni ritual pirjen e një filxhani çaji rregullisht.
Por vetëm e vetëm pse çaji është i mbushur plot me përfitime shëndetësore, nuk do të thotë që mund ta pini atë në çdo mënyrë ose formë që ju pëlqen. Sipas ekspertëve, ekzistojnë disa rregulla të të pirit çaj. Pra kuptohet, që janë disa gjëra që duhen shmangur kur pini çaj.
Nëse doni të maksimizoni përfitimet e marra prej tij, atëherë duhet të SHMANGNI këto gjëra:
Pirja e tij menjëherë mbas një vakti
Mos pini çaj direkt pasi të keni konsumuar një vakt, pasi kjo mund të pengojë tretjen e duhur, duke e privuar trupin nga përthithja e të gjithë nutrientëve nga ushqimi. Sipas ekspertëve, duhet të prisni të paktën një orë.
Pirja e tij para një vakti
Në mënyrë të ngjashme, nuk duhet të pini filxhanin tuaj të çajit të paktën një orë para ngrënies. Përsëri, ai pengon përthithjen e nutrientëve edhe nga ushqimet më të pasura në planet.
Pirja e tij për të shoqëruar ilaçet
Nuk janë vetëm nutrientët që çaji nuk i lejon t’i përthithë trupi, por edhe përbërësit aktivë që merrni nga medikamentet që pini. Gjithmonë shoqërojini ilaçet tuaja me ujë.
Pirja e tij e nxehtë
Ju mund të përfitoni nga benefitet e çajit, pavarësisht nëse është i nxehtë, i ftohtë apo në temperaturë ambienti. Megjithatë, pirja e çajit shumë afër temperaturës së vlimit, mund të bëjë më shumë dëm se sa dobi. Përveçse digjini fytin dhe gojën, ekspertët thonë se pirja shumë e nxehtë e çajit mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e kancerit të zgavrës së gojës, fytit, ezofagut dhe stomakut.
Përgatitja e tij shumë e nxehtë
Adhuruesit e çajit mund ta përgatisin të holluar, të moderuar ose të fortë . Vërtet ai ka më pak kafeinë se kafeja, por në sasi të përqëndruar mund t’ju lërë pa gjumë.
Pirja e tij një ditë mbrapa
Si rregull, duhet ta pini çajin sapo ta përgatisni. Kjo, sepse ngarkesat e antioksidantëve në të shkatërrohen, sa më shumë të kalojë koha.
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...