Tendencat e fundit te modes
Nëse gjatë gjithë kohës së pandemisë në dimër kemi veshur tuta për të qenë më komodë, dhe për faktin se kemi qëndruar më shumë në shtëpi ose duke bërë pazarin, ekspertët thonë që tani këto tuta duhet të zëvendësohen me pantallonat verore.
Ndryshe quhen pantallonat e “babit”, sepse ngjasojnë me pantallonat e burrave të viteve 80!
Këto modele mund t’i kombinoni në disa mënyra:
-Me sandale dhe bluzë me ngjyra:
-Me një bluzë pas trupit dhe këpucë me pak takë
-Me xhaketë të njëjtë si pantallonat
-Me aksesorë minimalistë dhe kanatjere të thjeshtë
-Me një këmishë me shkëlqim për një darkë ose një party