Ëmbëlsira 5 Prill 2021

Biskota me drithëra të bëra në shtëpi...Me shumë pak sheqer

Ëmbëlsira

Drithërat me të cilat përgatisni mëngjesin e fëmijëve mund të përdoren gjithashtu për të bërë biskota të mrekullueshme shtëpie me pak sheqer.

Përbërësit:

300 gr miell

300 gr drithëra (mund të përdorni edhe thërrimet që mbeten në fund të kutisë)

200 gr sheqer

150 gr gjalpë

2 vezë

½ bustine maja pë ëmbëlsira

Pak kripë

Përgatitja:

Në një tas shtoni miellin, drithërat, majanë, sheqerin dhe kripën. Ndërkohë shkrini gjalpin në një tigan. Pasi t’i keni përzier përbërësit, shtoni gjalpin e shkrirë dhe dy vezët duke i përzier derisa të merrni një brumë homogjen dhe të lidhur.

Lëreni brumin të pushojë në frigorifer për gjysmë ore.

Ndizeni furrën në 180 gradë dhe ndërkohë hapeni brumin me një petëz dhe filloni të modeloni biskotat sips dëshirës suaj. Bëjeni edhe fëmijën tuaj pjesë të përgatitjes së tyre.

Lërini për 10-15 minuta ose derisa të marrin ngjyrë të artë. Servirini me fruta të freskët të stinës.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor