Pjata kryesore 1 Prill 2021

Kungulleshka me domate dhe mocarela nga Living

Pjata kryesore

Koha e përgatitjes: 50 minuta

Përbërësit për 4 persona:
8 kungullehska
300 gr domate
200 gr mocarel
60 gr djathë pekorino
1 degë selino
20 gr pinoli
2 thelpinj hudhër
4 lugë gjelle vaj ulliri
1 tufë borzilok
Kripë, piper sipas dëshirës

Përgatitja:


Presim hudhrën e selinonë, i hedhim në një tigan të nxehtë me 3 lugë vaj ulliri dhe i lëmë të zbuten për rreth 8 minuta. Më pas shtojmë pinolit e shtypur. Vazhdojmë me domatet e pastruara nga lëkurat dhe të prera në kubikë dhe I lëmë të ziejnë bashkë në zjarr të ngadaltë, për 10 minuta. Grijmë pekorinon dhe borzilokun dhe ia hedhim salcës, pasi e heqim nga zjarri. Shtojmë kripë dhe piper.
Kungulleshkat i presim në feta të holla dhe i pjekim nga të dy anët në një tigan grilë. Presim mocarelën në feta. Në një tavë katrore hedhim pak vaj ulliri, shtojmë një shtresë me kungulleshka, pastaj salcën e mbi të mocarelën. E përsërisim dhe e mbyllim me një shtresë kungulleshka. Grijmë pak pekorino sipër dhe e pjekim në furrë për 15 minuta në temperaturën 180 gradë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor