Femijet 31 Mars 2021

"Si shkon me mësime mirë apo shumë mirë?", fjalët që nuk duhet t’ua thoni kurrë fëmijëve sipas Lira Gjikës

Femijet

Të gjithë e dimë që sapo fillojmë klasën e parë pyetja që përballemi është : “Si shkon me mësime? Çfarë nxënësi je? Etj etj.” Me siguri përgjigja është "Mirë" ose një fjali sa për të kaluar radhën pasi këto pyetje janë të zakonshme, por tani sipas pediatres Lira Gjika nuk duhen bërë më,

Postimi i pediatres:

Shkon mirë me mësime ti?”, “Hë si je ti, nxënës i mirë?” Me këto shprehje i drejtohej një zonjë një djali gjashtëvjeçar, i cili e shikonte me frikë dhe habi këtë zonjë, që nuk e përfillte as mamin dhe as nënën, që heshtnin me buzëqeshje ironike. Dhe nuk mjaftonte heshtja e tyre, gjyshja lëvizi me trup në formë përçmuese ndaj djalit duke i kthyer kurrizin atij. Këto skena, ku fëmijët ndodhen vetëm përballë njerëzish të panjohur, të cilët i kërkojnë “hesap” edhe pse prindërit janë prezentë, janë skena të zakonshme në rrugët tona.

Nuk e di pse e lejojmë tjetrin të na marrë në pyetje fëmijën dhe ne të rriturit pranë fëmijës, jo vetëm që heshtim, por edhe bëhemi palë me atë tjetrin e “tmerrshëm” dhe jo me fëmijën. Kjo sjellje prepotente dhe e paedukatë e të rriturve duhet të lihet “jashtë përdorimit” me fëmijët, pasi është e dëmshme. Ne të rriturit duhet të mendohemi para se të flasim dhe ti zgjedhim mire fjalët dhe sidomos pyetjet dhe lëvizjet përçmuese, ndaj fëmijës. Prindërit nuk duhet të rrinë pasiv në raste të tilla, por të ndërhyjnë duke e lavdëruar fëmijën dhe jo ta lejojnë tjetrin, kushdo qoftë, të bëjë fëmijën të ndihet i vetëm dhe i përçmuar. E ardhmja është përgjegjësi e të rriturit. Çfarë modeli dhe etike do të përdorë dhe ofrojë ai, i rrituri fëmijës, ashtu do të jetë fëmija i rritur nesër”

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor