Keshilla bukurie 30 Mars 2021

Me pranverën, vjen edhe për ty freskia dhe bukuria!

Keshilla bukurie

Meqë ky dimër iku, të gjitha presim risitë e kësaj pranvere. Stinës ku freskia e bukuria e natyrës na zgjon dëshirën për t'u kujdesur për freskinë dhe bukurinë tonë. E kush tjetër kujdeset më mirë për këtë gjë sesa COCO MADEMOISELLE.

COCO MADEMOISELLE ka krijuar posaçërisht koleksionin e saj për ditët e ngrohta, që zbulon një aspekt më të freskët dhe më të frytshëm të aromës perfekte që jep.

Është për t'u veçuar ndjesia verore që COCO MADEMOISELLE sjell. Një zgjim me fruta orientale plot sensualitet dhe freskia e të cilit zgjat. COCO MADEMOISELLE L'Eau është një dritë dhe mjegull bujare që mund të spërkatet lirshëm mbi trupin dhe flokët tuaj, duke i parfumuar ato me delikatesë në një mënyrë shumë sensuale.

COCO MADEMOISELLE Le Gel mund të përdoret si për trupin ashtu edhe për flokët. Ky produkt i jep një përkedhelje dhe delikatesë lëkurës dhe flokëve tuaja, sa do t’ju duket sikur keni një vello butësie me vete.

E për ti shtuar vlerë bukurisë suaj këtë pranverë Chanel vjen me linjën e saj të re të buzëkuqeve me 20 nuanca të ndryshme në paletën e saj!

Sugjerimi ynë?

Luani me ngjyrat!

Bëni zgjedhjen tuaj nga paleta e 20 nuancave të gjalla të zhvilluara dhe të sjella te ju, nga studio krijimi CHANEL Makeup. Unike dhe të veçanta, ato reflektojnë prezencën e CHANEL kur bëhet fjalë për ngjyrën. Mos bëni kompromise për rezultatet. Një ngjyrë e kuqe jo vetëm e gjallë, por befasuese me një nënvizim të ndryshkut delikat që i jep asaj ngrohtësi dhe karakter Magjepsës. Një riinterpretim romantik, me nuancë të purpurt.

Këto nuanca të paletës ju japin sharm, butësi, delikatesë dhe hije trëndafili. Produktet ideale për të shkëlqyer nën dritën e dielli dhe për të rritur ngjyrën e fytyrës. Pushtojeni këtë sezon, me këtë palete të ndritshme dhe të ngrohtë që sjell euforinë verore. Shkëlqe me vitalitet, me një të kuqe elegante, të fuqishme për të pohuar personalitetin tënd.

Bëhu edhe më magjepsëse se kurrë dhe shijo freskinë dhe bukurinë e pranverës!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor