Pjata kryesore 29 Mars 2021

Njoki me gjizë dhe borzilok; Receta ideale për ditët e pranverës

Pjata kryesore

Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj

Një pjatë e parë e lehtë dhe me shije të plotë. Njokit nuk janë gjithnjë të pëlqyeshme por nëse do dini të bëni recetën e duhur, nuk do rezistoj njeri pa i provuar.

Për 4 persona:
400g rikota • 230g miell Semolino + dhe pak për t’i lyer në fund • 60g rukola • 1 vez • kripë
Për peston: 100g bajame të qëruara dhe pa lëkurë • 15 fleta borzilok • 60ml vaj ulliri • 4-5 lugë djathë Parmigiano • kripë e piper

Përgatitja
Pesto: Në blender hedhim vajin, bajamet dhe i grijmë imët. Shtojmë borzilokun, djathin, pak kripë, piper dhe i përziejmë akoma derisa të bëhet një salcë homogjene. Nëse peston e dëshironi më të hollë, mund të shtoni pak më shumë vaj ulliri.


Njoki: Rukolën e përvëlojmë në ujë të valuar për 30 sekonda, e shtrydhim dhe e grijmë imët. E hedhim në një tas ku do të shtojmë miellin Semolino, vezën, rikotën dhe pak kripë. E përziejmë brumin me dorë, bëjmë me të rripa të hollë të cilët i presim me thikë në kubikë dhe më pas me dorë u japim formë të rrumbullakët. I lyejmë topat në miellin Semolino duke na ndihmuar një pirun për t’i rrotulluar.

I ziejmë njokit në ujë të valuar me kripë; mjaftojnë pak minuta, në momentin që ato dalin në sipërfaqe të ujit do të thotë që janë gati. I kullojmë dhe i përziejmë me peston. I lëmë të pushojnë për një minutë dhe më pas i shërbejmë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor