Pjata kryesore 24 Mars 2021

Kur dashuria zbut politikën, Monika Kryemadhi "Të dua si adoleshente, e dashuruar përjetësisht"

Pjata kryesore

Presidenti Ilir Meta feston ditën e sotme ditëlindjen. Ka qënë bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ajo e cila ka ndarë një foto duke e puthur në ballë, si dhe i bashkangjit një mesazh romantik. Ajo shkruan se është e dashuruar me të si një adoleshente e se i ka dhënë dhuratata më të bukura që ekzistojnë, të cilët janë fëmijët e tyre.

Për vitet që kemi një urim në Facebook është shumë adoleshent. Por edhe pse 27 vjet dashuri dhe 30 vite që njihemi dashuria jonë ka qene gjithmonë si ditën e parë që jemi puthur. Sot ti ke ditëlindjen tënde dhe kjo ditë marsi që gjithmonë është fillim i ringjalljes së jetës fillimin e pranverës, unë të uroj Ty Ilir Meta dashuria e jetës sime që gjithmonë ma ke bërë jetën sa me sfida por shumë të bukur, me emocione dhe dhuratat më të bukura që mund të ekzistojnë Bora,Besi dhe Era që janë pasuria dhe jeta jonë.Të uroj jetë të gjatë dhe qofsh kështu si je, i lirë siç ke emrin Ilir. Të dua Ilir Meta si një adoleshente e dashuruar përjetësisht.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor