Dasmat 4 Mars 2014

Çfarë të dhurojmë për një dasmë?

Dasmat

Kur na vjen një ftesë dasme, lumturohemi shumë që edhe ne do të jemi pjesë e saj. Por me ftesën vjen edhe çështja e dhuratës. Çfarë do të bëjmë do të çojmë një zarf me para, pasi edhe ato janë të nevojshme për çiftin apo ndonjë dhuratë?

Nëse ju e dini që jeni e ftuar në dasmë më herët se të fillojnë përgatitjet dhe ndahen ftesat, ju sugjerojmë që në këtë kohë të mendoni edhe për dhuratën. Përdorni imagjinatën për të blerë diçka që personalizon të sapomartuarit. Mund të dhuroni një shportë me baza kuzhine, si edhe një libër me receta gatimi pasi dhëndri do ta vlerësonte jashtë mase këtë detaj.

Po ashtu përshëndetja me një poemë të bukur në ditën e ceremonisë do të ishte një dhuratë shumë domethënëse. Një pikturë me portretet e tyre do të ishte përsëri një dhuratë e dedikuar dhe e veçantë.

Një ide origjinale do të ishte dhurimi i një shishe verë te dekoruar bukur me një pusullë ku të shkruhet se shishja duhet hapur kur të festojnë 10 vjetorin e martesës. Një dhuratë e personalizuar pëlqehet më shumë se sa një dhuratë e thjeshtë por e shtrenjtë. Jini kreative dhe dhuroni me zemër.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor