Femijet 5 Mars 2021

Në këto kohë të vështira të Covid-it, prindër, flisni me fëmijët tuaj

Femijet

Nga Lira Gjika/Në këto kohë të vështira të Covid-it, prindër, flisni me fëmijët tuaj edhe pse mund të jenë të vegjël. Ata do t’ju kuptojnë më mirë se sa i kuptoni ju. Mos u trembni nga pyetjet e tyre, por përpiquni ti jepni një përgjigje sa më të vërtetë. Kur nuk dini të përgjigjeni , I thuhet fëmijës thjeshtë, se nuk dini ti përgjigjeni. E para nuk do të gënjeni dhe e dyta do ti tregoni një të vërtetë që e lehtëson fëmijët: se dhe të rriturit nuk i dinë të gjitha dhe ata vazhdojnë të mësojnë çdo ditë.

Flisni me fëmijët për frikën se mos sëmureni apo se mos ndodhë qe te humbni jetën, pasi shumë njerëzve u ka ndodhur. Flisni me fëmijët për mërzinë që provoni dhe pasigurinë, padurimin se kur do të mbarojë ky ankth i keq. Ju që keni humbur të afërmit mos i përjashtoni fëmijët nga zija që përjetoni për njerzit e dasshur që nuk janë më. Fëmija nuk ka mekanizma trunorë dhe mendorë që të kuptojë pse silleni në mënyrë përjashtuese me të. Ai apo ajo mendojnë se ju nuk i konsideroni dhe prandaj e gënjeni. Prindër, kur fëmija i di gjërat nuk do tu bezdisë me pyetje dhe nuk do të grindet e të humbë besimin ndaj jush por përkundrazi do të jetë edhe më i vëmëndshëm e i kujdeshem per ju.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor