Showbiz
Në mars të vitit të kaluar, fotografia e infermieres Alessia Bonari me shenjat e maskës në fytyrë u bë virale në Itali, për t'u shpërndarë më pas në shtypin evropian dhe atë amerikan. 23-vjeçarja e cila punon në një spital të Milanos, u bë një nga fytyrat simbolike të luftës kundër pandemisë. Së fundmi, ajo ishte një nga të ftuarat e edicionit të radhës të Sanremos, i cili ndryshe nga ata pararendës është zhvilluar për herë të parë pa praninë e publikut dhe duke respektuar të gjiha masat anti-Covid.
E gjendur për herë të parë në skenën gjigante të teatrit "Ariston", Bonari dha një mesazh të rëndësishëm për të gjithë nga skena e teatrit Ariston. “Situata është praktikisht gjithmonë e njëjtë sikur kur bëra atë fotografi, ne nuk duhet të neglizhojmë”, tha ajo, duke folur me producentin ekzekutiv të Sanremos, Amadeus.
Infermierja e cila luftoi në vijën e parë të fronit kundër Covid-19, shtoi se jeta e saj nuk ka ndryshuar. Teksa u pyet për foton e bërë në atë kohë Bonari tha se ishte pak e frikësuar fillimisht pasi po shihte fytyrën e saj kudo, por më pas e kaloi këtë gjë.
"Familja ime e ndau atë, pastaj u bë virale. Në fillim isha pak e frikësuar duke parë fytyrën time kudo . Por unë e jetoj gjithë këtë me përgjegjësi. Dhe në fakt unë dua të vlerësoj punën time dhe profesionalizmin." -tregoi ajo.