Diola Dosti rigjen dashurinë, publikon foton duke puthur biznesmenin nga Kosova
Diola Dosti ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti. Biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu ka postuar sonte disa foto në Instastory ku...
Me prejardhje nga një familje aristorkate, Diana Spencer ishte figura perfekte e një princeshe. Ajo gjithmonë ja dilte të tërhiqte vëmendjen me vendimet që merrte dhe sjelljet e saj.
Falë saj, shumë rregulla në familjen mbretërore kanë ndryshuar, duke ua bërë edhe më të thjeshtë jetën pasarëdhëseve të familjes.
1. Zgjodhi vetë unazën e fejesës
Si rregull, unaza e fejesës për çiftet mbretërore porositen nga argjendari të famshme ose nga reliket e çmuara që familja i ruan brez pas brezi. Princeshë Diana hoqi dorë nga kjo traditë dhe zgjodhi një nga unazat që i pëlqyen në katalog.
2. Ishte gruaja e parë në familjen mbretërore që lindi fëmijët në maternitet
Gratë e familjes mbretërore zakonisht lindnin në shtëpi ku kishin gjithë kushtët e nevojshme pët të pritur bebushin. Princeshë Diana ishte e para e cila vendosi t’i sillte në jetë të vegjëlit në spital, duke kthyer kështu një tjetër traditë. Falë saj, Kate Middleton bëri të njëjtën gjë me 3 fëmijët e saj.
3. I rriti fëmijët në mënyrën e saj
Më herët, të kaloje shumë kohë me fëmijët nuk ishte e pranueshme për familjen mbretërore. Për shembull, kur princi Charles ishte 2 vjeç, atë e linin me gjyshërit e tij ndërkohë që prindërit udhëtonin jashtë. Princesha nuk ishte dakord me këto formalitete dhe i rriti djemtë me një tjetër frymë. Ajo ishte kundër ndarjeve të gjata. Harry dhe William kanë qenë gjithnjë bashkë me të në çdo udhëtim. Princeshë Diana luftoi shumë që fëmijët e saj të kishin një fëmijëri normale.
4. Lady Diana ishte shumë e afruar me njerëzit e thjeshtë
Emri i saj lidhet menjëherë me humanizmin dhe bamirësinë. Prandaj dhe njerëzit e quanin ndryshe, “Princeshë e Popullit”. Të njëjtën rrugë, kanë ndjekur dhe princat e rinj, duke fituar dashurinë e të gjithëve.
5. S’kishte frikë të shfaqte ndjenjat e saj
E gjithë media e shkruar merrej me të. Paparacët e ndiqnin hap pas hapi dhe shkrepnin çdo hap të sajin. Pavarësisht kësaj, ajo ishte sërish e sinqertë me gazetarët. Pranonte çfarë nuk shkonte dhe rrëfente disa nga vështirësitë e martesës me princin Charles. Ndërsa tani, Meghan Markle bëri të njëjtën gjë. Nusja e re e familjes, nuk u kursye të ndante me të gjithë detaje nga historia e saj dhe Harry-it.
6. Eksperimentonte me look-un
Pavarësisht rregullave strikte, Diana ja dilte gjithnjë të dukej ndryshe, elegante dhe thjesht e bukur. Princesha nuk kishte frikë të eksperimentonte. Një herë përshembull, përdori një tiara për varëse.
Dukesha e re, po bën të njëjtën gjë. Meghan nuk e limiton veten në stilin e saj, që sigurisht është chic dhe elegant, por shumë ndryshe nga ç’jemi mësuar t’i shohim princeshat tipike.
Diola Dosti ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti. Biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu ka postuar sonte disa foto në Instastory ku...
Migrena zakonisht njihet për shkaktimin e dhimbjes pulsuese të kokës, por jo të gjitha rastet e migrenës janë të njëjt...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngjes për të parë një mural në for...