Një tjetër manipulim; fotografia e Mbretëreshës nuk është e vërtetë!
Kjo fotografi që, siç është thënë më parë, është shkrepur në Balmoral, në gusht të vitit 20...
Princ Harry, vetëm tre vjeç, duke përqafuar nënën e tij Diana...Një foto që do të shfaqej për disa çaste në intervistën bombë të dhënë nga Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle për Oprah Winfrey. Një foto plot ëmbëlsi, por që fsheh një histori të hidhur. Ishte gusht 1987. Charles dhe Diana së bashku me dy djemtë e tyre, ishin duke kaluar verën në Majorka me familjen mbretërore spanjolle.
Në atë kohë, divorci i bujshëm i princërve të Uellsit ishte 9 vite larg. Por problemet mes princit Charles dhe Dianës, burrë e grua që prej vitit 1981, kishin filluar tashmë.
Familja mbretërore qëndronte në Pallatin Marivent, rezidenca verore e familjes mbretërore spanjolle në Cala Major. Imazhet zyrtare të asaj vere (shihini më poshtë) tregojnë për një familje në dukje të bashkuar dhe të lumtur. Në të vërtetë, martesa ishte duke u shkatërruar. Charles dhe Diana, larg bliceve të fotografëve, kishin axhenda të ndara: ai preferonte të pikturonte peizazhe majorkane në akuarelet e tij, kurse Diana pëlqente të notonte në ujërat e kristalta të plazheve jugore të Mallorca.
Idili vetëm në dukje, u shkatërrua edhe në sytë e botës kur, disa ditë më vonë, pas kthimit në Mbretërinë e Bashkuar, Diana nuk donte ta shoqëronte Charles në vizitën tradicionale të Mbretëreshës Elizabeth në Kështjellën Balmoral. ‘Ndarje definitive’ ishte fjala që sundonte shtypin britanik, megjithëse në atë kohë nuk dihej as marrëdhënia e Charles me Camilla Parker Bowles dhe as ajo e Dianës me majorin James Hewiit, të dashurin e saj prej pesë vitesh.
Pastaj, më 16 shtator, princërit e Uellsit u fotografuan së bashku duke shoqëruar princin Harry në kolegj në ditën e parë të shkollës. Ata dukeshin të lumtur. Kaloi një muaj përpara se të dy të shiheshin përsëri së bashku. Dhe shtypi filloi të spekulonte se po jetonin jetë të ndara: “A e ka parë dikush babin tim?”, ishte titulli dashakeq i një tabloidi britanik në atë kohë. Një tjetër shkruante ‘Rregulloni martesën tuaj’.
Tetë vite më vonë, në 1995, princesha do të trondiste botën dhe do të vinte në siklet të madh Kurorën me intervistën famëkeqe për BBC në të cilën do të fliste për martesën e saj të trazuar (shkak Camilla Parker Bowles) me Charles. Shkurorëzimi u bë zyrtar në vitin 1996. Por farat e ndarjes ishin mbjellë që gjatë pushimeve familjare në dukje të lumtura në Mallorca në 1987.
Kjo fotografi që, siç është thënë më parë, është shkrepur në Balmoral, në gusht të vitit 20...
Kohët e fundit po qarkullojnë shumë të pathëna rreth Princesh Dianës, të cilat ose dalin nga familja mbretërore, ose n...
Aktorja Adriana Matoshi është bashkuar me fëmijët e saj, pasi ia doli për herë të tretë të mposhtë tumorin. ...