Astroliving 3 Mars 2021

Horoskopi i muajit mars: UJORI dhe PESHQIT

Astroliving

Nga Paolo Fox

UJORI: Në mars do të merrni përgjigjen e një kërkese që keni bërë së fundmi. Favorizohen bashkëpunimet e reja. Është normale të ndiheni të përhumbur nëse keni nisur një projekt të ri ose doni të hiqni dorë nga ajo që s'ju pëlqen më. Bëni mirë të eksperimentoni. Studentët janë më të favorizuar këtë muaj. Por do të keni ditë me stres, paqartësi dhe siklet. Këto janë datat 10, 17 dhe 24. Duhet ta racionalizoni këtë nervozizëm dhe të mos ankoheni më kot. Lëvizni nëse duhet të bëni një kërkesë. Ju që i doni ndryshimet, ju pret një vit i mrekullueshëm në këtë aspekt. Ju rikthehet optimizmi dhe bashkë me të edhe qetësia.

Favorizohen çiftet që kanë një projekt profesional të përbashkët, që duan të shpërngulen ose të bëjnë një ndryshim radikal. Kërkoni dikë që t'ju plotësojë dëshirat. Ruhuni nga provokimet më datë 10. Zemrave vetmitare u këshillohet të shohin rrotull dhe të presin një lajm të mirë. Sidomos pas datës 21. Lidhjet e konsumuara nuk mund të konsolidohen menjëherë, por do të ishte mirë të flisnit hapur. Është normale që në këto ditë të ndiheni shumë të tensionuar. Ndikimi i shumë planetëve, sidomos gjatë pjesës së parë të muajit, ju shkakton stres. Kurat do të përmirësohen në fund të muajit, ndonëse duhet të tregoheni të kujdesshëm më datë 24. Terapitë dhe iniciativat duhet t'i ndërmerrni që më datë 29. 

PESHQIT: Pavarësisht diskutimeve me eprorë ose bashkëpunëtorë, pritini zgjidhjet nga momenti në moment. Fillimi i marsit karakterizohet nga një energji e madhe. Data 16 ju rezervon një surprizë shumë të bukur. Duhet të filloni të kuptoi ç'ndodh rreth jush në mes të marsit, duke shmangur melankolinë që ju pushton shpesh jetën, pa një motiv të caktuar. Mos refuzoni marrëveshje pa dëgjuar më parë se ç'ju ofrojnë. Harrojeni të shkuarën nëse ka qenë e vështirë dhe dashuroni seriozisht. Kuptohet që ju pëlqen të jetoni krah një njeriu të qëndrueshëm. Do t'i kushtoni shumë rëndësi një debati me fëmijët ose me një ish-partner.

 Kohët e fundit jeni shqetësuar për një familjar. Nuk përjashtohen as debatet mes vëllezërve për shkak të ndonjë keqkuptimi trashëgimie. Dashuritë që lindin gjatë kësaj stine janë frymëzuese. Energjia pozitive e fillimit të vitit vazhdon ta shoqërojë shenjën tuaj edhe për shkak të ndikimit të planetëve si Dielli, Venusi, Neptuni dhe Mërkuri. Falë një takimi të duhur dhe një eksperti, do të mund të zgjidhni një problem, frikë, ose drojë. Ju këshillohet t'i filloni kurat pas datës 12.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor