Astroliving 3 Mars 2021

Horoskopi i muajit mars: SHIGJETARI dhe BRICJAPI

Astroliving

Nga Paolo Fox

SHIGJETARI: Marsi nis me disa andralla dhe pak nervozizëm. Do të ketë ditë që do të jetë e vështirë të ruani qetësinë, si për shembull datat 5, 6, 12 dhe 19. Nëse nuk e kontrolloni veten tani, rrezikoni të shkatërroni gjithçka që keni krijuar në muajt e fundit. Duhet të jeni pak më të vëmendshëm nëse punoni në grup dhe ka mes tyre nga ata që s'jua vënë veshin. Do të jeni të lodhur më datë 12 deri më datë 28. Gjithsesi, pas datës 20 do t'ju shtohet energjia dhe aftësia për të kapërcyer problemet. Pavarësisht problematikave, mbeteni fitimtarë.

Duhet të tregoheni të kujdesshëm në fushën sentimentale këtë muaj. Kjo varet shumë edhe nga lidhja që përjetoni, pasi lidhja me Peshq, Binjakë dhe Virgjëreshë do të ketë tensione të forta gjatë fundjavës.

 Tregohuni të kujdesshëm që të mos përjetoni dy lidhje paralele. Mund të keni ndonjë vështirësi në menaxhimin e financave në shtëpi. Data 24 është e rëndësishme për të rikuperuar një lidhje. Megjithatë, edhe çiftet më të konsoliduara këshillohet të tregohen të kujdesshme. Tri javët e para të marsit janë pak të vështira. Më mirë shmangni rreziqet dhe keqkuptimet. Duhet të zgjidhni disa probleme në familje. Gjatë fundjavës do të keni disa shqetësime si migrenë, dhimbje dhëmbësh, muskujsh. Dhjetë ditët e fundit janë më të mirat.     

BRICJAPI: Muaj interesant për të përcaktuar atë që duhet të bëni në të ardhmen. Duhet të filloni që në mars përgatitjet për ide të reja. Pas datës 15, marsi sjell risi. Ata që drejtojnë një kompani duhet të kthejnë përmbys gjithçka dhe ata që janë vartës kanë pasur ndryshime eprorësh ose bashkëpunëtorësh. Situatat që lindin këtë muaj janë interesante. Datat 22, 23 dhe 29 nuk janë ideale për të lëvizur, as nuk përjashtohet mundësia që gjatë këtyre ditëve të humbni toruan.

Ditët e fundit të muajit mund të jenë kritike, sidomos pas datës 22 deri në fund të muajit. Zemrat e vetmuara që kërkojnë dashurinë duhet të tregohen të gatshme për takime të reja. Ata që kanë një lidhje në distancë do të bashkohen gjatë dy javëve të fundit të marsit. Ata që janë martuar së fundmi dhe janë bërë me fëmijë, do të debatojnë për detyrat dhe përgjegjësitë. Shenja juaj karakterizohet nga përgjegjshmëria në detyrë. Kërkoni gjithnjë të respektohen rregullat, ndaj bëni kujdes nga debatet në datën 28. Në fund të muajit duhet t'i kushtoni vëmendje shëndetit, sepse ardhja e pranverës shoqërohet me nervozizëm. Shtohet ankthi për të arritur rezultate të kënaqshme, aq sa s'do t'ju zërë gjumi. Pini qetësues bimorë, ushqehuni rregullisht dhe pushoni vazhdimisht. Vendet që nuk ju kujtojnë punën mund t'ju ofrojnë çlodhje dhe energji.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor