Astroliving 3 Mars 2021

Horoskopi i muajit mars: PESHORJA dhe AKREPI

Astroliving

PESHORJA: Vazhdon ecuria pozitive në shenjën tuaj. Për shembull, nëse prisni një emërim, ose nëse bëni një punë që ka nevojë për konsensus, nuk do të keni probleme. Gjatë 15 ditëve të para të muajit, sektori profesional do të jetë vërtet pozitiv. Do t'ju ofrohen shumë mundësi që të arrini suksesin. Datat 9, 10, 11 dhe 19 do të jenë idealet për të bërë kërkesa dhe të matni forcën në aspektin profesional.

Do të favorizohen më shumë ata që kanë nisur një histori dashurie që në shkurt. Marsi nis mbarë, por do të keni një moment reflektimi. Mund të keni ndonjë mosmarrëveshje me fillimin e pranverës. Pra, pas datës 20. Ditët më të lodhshme janë në datat 22, 23, 28 dhe 29. Nuk përjashtohen as debatet mes prindërve dhe fëmijëve. Përveç 10 ditëve të fundit të marsit, yjet ju favorizojnë, ndonëse në disa çaste ndiheni shumë të stresuar dhe nuk përqendroheni dot. Shmangni lodhjen e tepërt, edhe pse keni shumë punë dhe probleme për të zgjidhur. Do të jetë më e lehtë të qetësoheni të dielave

AKREPI: Me gjasa s'keni mundur ta kapërceni një goditje të ulët që ju është bërë dhe që vjet ka diçka që nuk shkon. Keni vështirësi që të bini dakord me eprorët tuaj, ose bashkëpunëtorë. Këtë e keni vënë re që në dy muajt e parë të vitit. Më datë 12 do të merrni një shtysë. Marsi do të ketë ditë gjatë të cilave do të ndieni një përmirësim të dukshëm. Ndoshta do të keni mundësinë të shfrytëzoni një ide të mirë. Situata ekonomike mbetet goxha e rënduar.

Marsi karakterizohet nga energjia, pasioni dhe dëshira për të dashur. Do të jeni më të vendosur t'u jepni fund lidhjeve që nuk kanë më një motiv për të vazhduar. Është e vërtetë edhe se çiftet që s'kanë probleme duhet të përballen me probleme financiare. Data 12 është shumë e mirë për sa i përket energjisë. Po e merrni veten, por nuk jeni në formën tuaj më të mirë. Të paktën deri më datë 15, pasi ndikimi i Mërkurit ju shkakton lodhje, ju duket sikur s'keni lirinë e duhur prej javësh. Ditët pas datës 16 janë ideale, sidomos data 22.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor