Astroliving 3 Mars 2021

Horoskopi i muajit mars: LUANI dhe VIRGJËRESHA

Astroliving

Nga PAOLO FOX

LUANI: Me ardhjen e pranverës do të jeni më të qetë, në krahasim edhe me dy muajt e parë të vitit. Ju këshillohet të merrni gjithçka me qetësi, pasi ky është një vit në të cilin ndiheni shumë i vëzhguar dhe nuk jeni të lirë të veproni si doni. Sipërmarrjet e reja profesionale ecin me ritme të ngadalta. Edhe punët e pavarura janë disi të dyshimta. Nëse doni vërtet të ndryshoni, lëvizni vetëm nëse jeni të bindur që s'gaboni, ose që s'humbni gjithçka që keni arritur deri më tani. Nuk ju këshillohen reagimet impulsive. Janë shtuar kërkesat familjare, për pasojë edhe shpenzimet. Fatmirësisht, s'do të mungojë energjia, si pasojë e ndikimit të Marsit që më datë 4.

Situata sentimentale do të përmirësohet ndjeshëm. Megjithatë, në këtë periudhë duhet t'i harroni kujtimet e hidhura ose shqetësimet profesionale, që të mund t'i përjetoni mirë emocionet e zemrës. Njohjet në pranverë mund të shndërrohen në lidhje, ndonëse ju mundojnë çështjet praktike dhe ato ekonomike. Ata që janë bërë prej pak kohësh me fëmijë, u është shtuar shumë përgjegjësia, por edhe shqetësimi për të ardhmen. Ndikimi favorizues i Diellit në 10 ditët e fundit të muajit do t'ju ndihmojë të kapërceni depresionin, frikën dhe pasigurinë. Nëse një martesë ose një bashkëjetesë ka qenë në krizë, në fund të muajit mund ta nisni nga e para. Ndonëse fillimi i vitit nisi me shumë probleme, marsi përfaqëson muajin e rikuperimit. Ka nga ata që duhet të përballen me shumë stres. Të gjitha kurat që fillojnë në 10-ditëshin e fundit të muajit do të jenë më efikase.

VIRGJËRESHA:  Marsi karakterizohet nga tensione të mëdha, ndoshta sepse duhet të përballeni me diçka shumë të rëndësishme. Mund të keni shqetësime nëse keni një projekt të përbashkët me dikë që nuk ka të njëjtat ide me ju. Për vartësit është periudhë e rëndësishme, sepse brenda majit mund të bëni kërkesa që mund t'ju realizohen. Disa mendojnë të ndërrojnë shtëpi. Nëse duhet të rinovoni një marrëveshje deri në verë, s'duhet të ketë probleme. Pas datës 21, gjithçka do të jetë më e qetë. Mund të nisë një iniciativë e mirë pas datës 26, kur të futet në shenjë ndikimi i Hënës.

Fakti që do t'i përkushtoheni shumë punës dhe aspektit ekonomik mund t'ju shkaktojë momente tensionesh të forta. Duhet të bëni kujdes në datat 5, 6, 12, 13, 19 dhe 20. Nuk jeni nga ata që i kaloni nevojat e familjes në plan të dytë, por kur jeni shumë të ngarkuar, edhe ju mund të harroni diçka. Mundohuni t'i lini mënjanë tensionet. Çiftet që janë zënë shumë në të shkuarën, gjatë mesit të muajit mund të kalojnë momente të forta tensionesh. Po fillojnë të shfaqen shenjat e para të përmirësimit në shëndetin tuaj. Më datë 12 do të keni tensione të forta për shkaqe profesionale, por rezultatet do të jenë në favorin tuaj. Mesi i muajit do të karakterizohet nga një lodhje e madhe psikologjike. Do të jetë periudhë e lodhshme për ata që kanë kapërcyer një provë, një provim ose një sfidë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor