Showbiz
Para 1 viti Meghan dhe Harry dhanë lajmin se do të largoheshin përfundimisht nga Anglia dhe familja mbretërore. Shkaku kryesor, të cilin dhe ata vetë e kanë thënë nëpër intervista të shumta, është media dhe mënyra e papërmbajtshme e thashethemeve, apo e përndjekjeve që ato kishin ndaj Meghan.
Kështu kjo e fundit ka hapur një gjyq kohë më parë dhe duket se më në fund e ka fituar. Ata që e detyruar të largohet nga Anglie sot kanë paguar në kuptimin e parë të fjalës, plot 450,000 funte (521,000 euro dhe është thjesht parapagesa.
“Muajin e kaluar, një gjykatës në Gjykatën e Lartë të Londrës vendosi që tabloidi kishte shkelur privatësinë e saj dhe të drejtën e autorit duke botuar pjesë të letrës me pesë faqe që i shkroi babait të saj, Thomas Markle, në prag të dasmës me Princin Harry”, shkruan ‘Reuters’. Gjykatësi i çështjes, Mark Warby, vendosi në favor të saj pa mbajtur një gjyq, duke thënë se artikujt ishin një shkelje e qartë e privatësisë.
Gjykatësi iu tha se ekipi ligjor i Meghanit po kërkonte më shumë se 1.5 milion funte (1.7 milionë euro) tarifa ligjore, dhe gjysma e shumës do të duhet të paguheJ brenda 14 ditëve, një shumë që gazeta e përshkroi si “jo proporcionale”. Tanimë mbetet të vendoset shuma e saktë, në mënyrë që Meghan dhe Harry të kenë një lloj dëmshpërblimi për shqetësimet që kanë kaluar.