Aktualitet 3 Mars 2021

Zbulohet skandali, si falsifikohet vaji i ullirit dhe si shitet djathi i mykur për konsumatorët shqiptarë

Aktualitet

Emisioni "Stop" ka denoncuar krimin shëndetësor që bën subjekti “Saranda Al” me produktet ushqimore. Në redaksinë e emisionit mbërriti një denoncim nga një ish-punonjëse e këtij subjekti, që tregton produkte bulmeti dhe vaj sallate e ulliri. Në kushte anonimati, kjo ish-punonjëse tregon se në magazinën e këtij subjekti çdo gjë është e falsifikuar. Vajit të sallatës, që shitet si i përzier mes vajit të lulediellit dhe vajit të ullirit, ajo thotë se i hidhet ngjyryes dhe nuk ka aspak vaj ulliri.

Këtë pohim e mbështesin edhe pamjet e fshehta, që tregojnë se si pronari i subjektit “Saranda Al”, udhëzon punëtorët që të hedhin përzierës, ngjyrues dhe kimikate të tjera në vaj. Sipas të njëjtit denoncim, në magazinën e këtij subjekti mblidheshin shumë lloje vajrash, kryesisht vaj luledielli i skaduar, pa etiketë dhe riambalazhohej me etiketë të re.

Vajit të lulediellit i shtohen disa përbërës, një lloj lëngu me ngjyrë të kuqe dhe një produkt tjetër në formën e plastelinës, që përzihet në enë të vecanta dhe i shtohet vajit të lulediellit, për të marrë ngjyrën dhe aromën e vajit të ullirit.

Një tjetër skandal përveç përzierjes së vajit të sallatës, është edhe djathi kaçkavall që tregtohet nga subjekti “Saranda Al”. Nga kamerat e fshehta shihet se si kaçkavalli i grirë prodhohet nga djathi i mykur, që pastrohet dhe grihet për t’u rihedhur në treg. Po kështu, shihet qartë se si edhe djathi i lopës shitet si djath dhie nga subjekti, duke i ndërruar etiketat./Burimi "TV KLAN"

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor