Reperi me origjinë shqiptare Sin Boy dhunohet live në TikTok
Reperi me origjinë shqiptare, Sin Boy, teksa po performonte “live” në profilin e tij TikTok është dhunuar në mënyr&e...
Ndonëse qeveria ka vendosur mos t’i përforcojë masat, statistikat tregojnë se muaji shkurt ishte me bilancin më negativ të viktimave dhe rasteve të reja që nga nisja e pandemisë. Ditën e djeshme zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, në një intervistë për News24 ka deklaruar se variantet e reja të Koronavirusit mund të kenë mbërritur në vendin tonë.
“Përderisa ne kishim numrin më të madh të infektimeve këtë muaj, padyshim që mund të kishte dhe fatalitete. Pastaj, kemi ndryshime shumë të mëdha, që besoj do të vërtetohen edhe laboratorikisht, që kemi edhe variantet e reja të Koronavirusit, që ka transmetueshmëri më të lartë. Pra, varianti britanik është më infektiv, mund të infektojë 4-5 njerëz, ndryshme nga i pari që mund të infektonte 1-2 njerëz. Gjithashtu, duhet thënë që edhe njerëzit, të lodhur nga pandemia, nuk i respektojnë masat. Janë një grup shkaqesh, që çuan në këtë bilanc. Të mos harrojmë që edhe stina e dimrit e rrit infektueshmërinë.”
E pyetur se kur mund të kemi përgjigje për variantet e reja, që po qarkullojnë zyrtarisht në vendin tonë, numri dy i shëndetësisë në vendin tonë tha:
“Po kërkojmë me insistim, por akoma nuk kemi një përgjigje. Na thonë që janë në proces. Nuk na jep njeri përgjigje. Në Londër na thonë që është laboratori numër një në botë për këtë variant. Ne mendonim se do i kishim përgjigjet që në javën e fundit të shkurtit, menduam që do i kemi këto dy ditë, por të presim tani. Ne marrim edhe dy herë në ditë në telefon këtë laborator. Nuk varet më asgjë nga ne. Dyshimet janë për një variant ndryshe të Sars Cvodi-2. Ne dimë thjesht që kemi virus të ndryshëm nga ai klasiku.”
Reperi me origjinë shqiptare, Sin Boy, teksa po performonte “live” në profilin e tij TikTok është dhunuar në mënyr&e...
Pas dasmës së Ilnisës dhe Meritonit, në shtëpinë e BBV3 do të martohet një tjetër çift. Dyshja simpatike R...
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...