“VALENTINO” nën një udhëheqje të re: Alessandro Michele i “Gucci”-t i bashkohet gjigandit tjetër italian
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Nga PAOLO FOX
BINJAKËT: Ky muaj mund të jetë më i rëndësishëm profesionalisht, sesa personalisht. Ndonëse është prishur një bashkëpunim i gjatë në kohë, tani duhet të harroni se mund ta filloni nga e para. Ky muaj ju bën të mundur të përgatiteni për jetën, pasi do të keni provime në verë, ose do të diplomoheni dhe yjet ju favorizojnë për këtë. Nëse ju lind një ide, bëni mirë ta zhvilloni. Do t'ju shtohen mundësitë me ardhjen e pranverës, pas datës 20.
Dashuria është disi e qetë në mars. Asgjë për t'u shqetësuar, por duke qenë se puna do t'ju zërë kohën më të madhe, do t'ju mbetet më pak kohë për dashurinë. Duhet të tregoheni të kujdesshëm me debatet rreth datës 19. Disa marrëdhënie miqësie mund të bëhen të rëndësishme dhe të krijojnë emocione dhe ndjesi pozitive në fund të muajit. Yjet favorizojnë të gjitha kurat, sidomos nga data 20. Shenjës suaj i pëlqen të lexojë, ndaj për të qetësuar mendjen, ose për të stimuluar ide të reja, mos ngurroni të shkoni në bibliotekë ose të kultivoni një interes që mund të jetë baza e një pune në të ardhmen.
GAFORRJA: Diçka po lëviz! Studentët që po përgatiten për provime do të kenë më shumë mundësi nga qershori dhe gushti. Edhe ata që kanë humbur një post do të dinë si të pozicionohen. Pas dy vjetësh të vështirë, është normale që të duhet pak kohë të merrni veten. Ata që kanë aktivitetin e tyre, pas bllokimit të vitit 2020, mund ta nisin nga e para me njëfarë maturie. Ata që hapin tani një aktivitet, mund të kenë goxha sukses deri në vitin 2022. Nga datat 20-31 mund të keni debate. Ditët më të tensionuara janë datat 22 dhe 29.
Këtë muaj do t'ju rikthehen emocione që s'i keni ndier prej kohësh. Çiftet e lidhura prej disa kohësh, që nuk kanë probleme fizike, mund të mendojnë të bëjnë një fëmijë, pasi kjo është një periudhë shumë e favorshme për ata që duan të krijojnë familje ose ta zgjerojnë atë. Çiftet e fejuara prej kohësh po mendojnë të bëjnë dasmën vitin tjetër. Pas vitesh të vështira, duket sikur tani gjithçka po stabilizohet dhe zemra do t'ju rrahë fort. Gjatë këtij muaji do të keni shëndet të mirë, forcë dhe energji. Ditët më pak të favorshme janë data 22 dhe 29. Përgjithësisht, mund të themi se 10 ditët e fundit të marsit duhen përjetuar me njëfarë kujdesi.
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...