Astroliving 3 Mars 2021

Horoskopi i muajit mars: DASHI dhe DEMI

Astroliving

Nga PAOLO FOX

DASHI: Ata që kanë një aktivitet janë në periudhë rikuperimi. Sigurisht, duhet të keni parasysh se në raste mosmarrëveshjesh ligjore nuk mund të pretendoni që gjithçka të zgjidhet sa hap e mbyll sytë. Do të ndihet shumë dëshira për veprim dhe disa rrethana fatlume. Ndikimi i Hënës në shenjën e Dashit më datë 15 do t'ju sjellë të papritura. Ky muaj është favorizues për të gjithë ata që duan të nisin një punë të re. Ndoshta mund t'ju vijë një përgjigje për një çështje ligjore ose financiare, duke zgjidhur kështu problemet e së shkuarës. Do të ndiheni edhe më mirë kur Dielli të futet në shenjën tuaj më datë 20 mars. Ditët e fundit të marsit mund të jenë më të rëndësishmet. Megjithatë, duhet të tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet për shtëpinë ose për gjëra të paparashikuara.

Marsi do të jetë muaji i duhur në planin personal, nëse doni t'i thoni dikujt diçka apo ta afroni, sidomos pas datës 20. Ata që humbin kohën prej vitesh me dikë, sigurisht që nuk mund të pretendojnë ndryshime rrënjësore, por mund të diskutoni për të ardhmen në çift ndryshe, me më shumë bashkëpunim. S'duhet harruar se vjet, çiftet që ishin prej vitesh bashkë kanë pasur probleme në punë. Nëse ekziston mundësia, ju këshillohet më shumë afri, sidomos në 10 ditët e fundit të muajit, që janë të shkëlqyera në këtë drejtim. Me ndikimin e Venusit në shenjën tuaj, tundimet do të jenë të shumta, ndaj këshilloheni të tregoheni të kujdesshëm. Do të ndieni rikthim të energjisë, sidomos për shkak të fillimit të pranverës. 10 ditët e fundit të marsit mund të jenë interesante, me kulmin në datat 24, 25. Duket sikur ka kaluar periudha e mundimeve të vjetshme.

  

DEMI: Marsi është muaj rikuperimi në krahasim me dy muajt e parë të vitit. Por s'ka ende siguri, pasi ata që punojnë me kohë të pjesshme duhet të presin 13 majin për ndryshime. Kontratat më të rëndësishme do të nënshkruhen pas disa muajsh. Megjithatë, keni ende probleme në familje, ose që kanë lidhje me shtëpinë. Më datë 10 duhet të bëni kujdes me të gjitha marrëdhëniet. Nëse keni probleme ekonomike, duhet të bëni kujdes me shpenzimet. Iniciativat dhe investimet mund të mos japin menjëherë rezultatet e dëshiruara. Pas datës 26 mund të merrni lajme të mira.

Çiftet që janë ende bashkë, edhe pas vështirësive të kohëve të fundit, kanë themele të forta. Ata që nuk janë të lidhur do të kenë takime interesante në mars, ndryshe nga shkurti. Kur bëhet fjalë për dashurinë, duket se jeni të matur, sidomos nëse keni përjetuar një ndarje në të shkuarën. Ndikimi i Mërkurit rikthehet në shenjën tuaj më datë 15 dhe më datë 22 do të keni më shumë qetësi shpirtërore. Java e fundit e marsit mund të jetë më interesante dhe me emocione të forta. Marsi ka më shumë energji. Duke qenë se problemi juaj janë paratë, puna dhe fakti që s'keni asnjë garanci, ju duket sikur gjithçka po ndryshon dhe s'e dini ç'do të ndodhë. Kjo do t'ju shkaktojë shumë ankth. Duhet të tregoheni të matur dhe të mos punoni jashtë orari. Është mirë që kurat t'i nisni pas datës 26.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor