Femijet 2 Mars 2021

Si të mësojmë fëmijën të përdorë uturakun

Femijet

Nga Lira Gjika/E para gjë që duhet të kini parasysh në këtë trajnim duhet të mos imponoheni apo të përdorni forcën dhe etiketimin. Kjo mënyrë është shumë e gabuar dhe mund të krijojë vështirësi.
Shumë prindër nxitojnë të fillojnë trajnimin e uturakut reth moshës 18-24 muajsh. Por studimet tregojnë që nuk ekziston një kohë e caktuar pasi arritja e kontrollit sfinketrial apo fshikzes se urinës është një proçes shumë individuale. Mund të jetë më e lehtë të fillohet nxitja për arritjen e kontrollit sfinketrial (apo potty training) në periudhën e verës.
Shumë fëmijë kalojnë në tri etapa para se të fitojnë apo arrijnë kontrollin e fshikzës:
• Ata duhet të bëhen të vetëdijshëm që pelena është e lagur apo pis.
• Ata arrijnë të kuptojnë kur ju bëhet urina dhe çfar u bëhet
• Ata arrijnë ta kuptojnë përpara që kanë nevojë për të urinuar.
Pa arritur këto lloj njohje, fëmija nuk mund të realizoj kontrollin sfinkterial apo kontrollin e fshikzës së urinës.
Si të veprosh:
• Vendoseni uturakun në vende të dukshme nga fëmija duke ja bërë të ditur se për çfarë përdoret ky send.
• Gjatë kohës që ju shkoni në tualet merreni dhe fëmijën me vete dhe shpjegojini se çfarë jeni duke bërë.
• Në orare të caktuara të ditës ju mund tia hiqni pelenën fëmijës tuaj duke i sugjeruar atij të provoj uturakun. Nëse për fëmijën kjo duket e vështir, atëherë mos insistoni, por edhe nxiteni deri sa fëmija ta pranojë dhe ta realizoj vetë.
• Në momentin që fëmija ju tregon që do të urinoj, ju mund tia hiqni pelenën duke e lënë të urinoj aty ku ndodhet pa e sforcuar të ulet në uturakë. Mos nxitoni, pasi kjo gjë do të fitohet gradualisht.
• Me arritjen e rezultateve të suksesshme fëmija juaj do jetë i lumturuar gjithashtu edhe një dhurat e vogel nga ana juaj do ta bëj atë të ndihet edhe më mirë. Kujdes! Mos vendosni kushte për arritjen e kontrollit sfinkterial apo fshikzës së urinës dhe mos shpërbleni me ëmbëlsira.
Perkthyer nga libri: Birth to five/NHS UK
(Shërbimi shëndetësor kombëtar, Mbretëria e Bashkuar)

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor