Diola Dosti rigjen dashurinë, publikon foton duke puthur biznesmenin nga Kosova
Diola Dosti ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti. Biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu ka postuar sonte disa foto në Instastory ku...
Veprat e artit krijojnë rregulla, kurse rregullat nuk krijojnë vepra arti. Dhe filmat janë modeli më i gjallë i ndryshimit të jetës dhe thyerjes së tabuve e dogmave në shoqëri. Karakteret e forta të personazheve në pelikul, kanë krijuar karaktere të forta edhe në jetën reale.
Malena u mësoi shumë grave që duhet të ecin para me kokën lart pavarësisht gjithçkaje, kurse Miranda Priestly frymëzoi modelin e një lidershipi të fortë në duart e një gruaje. Dhe Tring ka krijuar një album me të gjitha këto figura që kanë ushqyer stilin tonë të të jetuarit në vite dhe na kanë frymëzuar për ndryshime e vendime të mëdha, pikërisht në #WomensWeek.
Nga data 1 deri me datë 8 mars, të gjithë filmat e kanalit Tring Life do u dedikohen, historive të vërteta të grave që kanë lënë gjurmë në jetët tona.
Buzëqeshja e Mona Lizës—1 Mars—21.00
Ngjarjet zhvillohen në vitin 1950, në një shkollë prestigjioze vajzash, ku mësuesja e artit me mendime liberale mundohet t’u mësojë atyre si të përballen dhe sfidojnë zakonet e vjetruara të shoqërisë.
Talente të fshehura – 2 Mars – 21:00
Historia e tre matematikaneve afrikane-amerikane, të cilat dhanë kontributin e tyre të rëndësishëm në NASA gjatë viteve të para të programit hapësinor të SHBA-së.
Pa kompromis – 3 Mars – 21:00
Jeta e kryeministres britanike Margaret Theçer që nga fëmijëria, karriera e saj politike dhe 17 ditët e luftës Falkland, ndërmjet Argjentinës dhe Mbretërisë së Bashkuar në vitin 1982. Gjithçka shihet nga sytë e një gruaje që tashmë rreth të 80-ave jeton me nostalgjinë e ditëve të shkuara e me kujtimet e një martese fatlume.
Malena—4 mars—21.00
Në vitin 1940, 12-vjeçari Renato sheh për herë të parë Malenën, gruan që kishte ardhur ne Sicili për të jetuar me të shoqin e saj i cili vdes në luftë. Peripecitë që do kalojë një grua për faktin se është e bukur.
Dokumentet e Pentagonit – 5 Mars – 21:00
Një dramë politike me aferat dhe sekretet e një gazete të njohur, duke nxjerr në pah luftën e “ fuqisë së katërt “ për të zbardhur të vërtetën. Fitues i 2 çmimeve Oskar dhe 8 Globe të Artë.
Erin Brokoviç – 6 Mars – 21:00
Erin Brockovich është një nënë e papunë beqare dhe e pafat. Ajo u përfshi në një aksident me makinë, por shkaktari i aksidentit ia hodhi paq. E ndodhur përpara vështirësive, ajo i kërkoi avokatit të saj t’i gjente një punë, në mënyrë që ta kompensonte për humbjen.
Djalli vishet me Prada – 7 Mars – 21:00
Andrea është një vajzë e re dhe naive që sapo ka mbaruar shkollën për gazetari dhe fillon punë si zëvendës asistente të një prej drejtoreshave më të pushtetshme dhe të egra të një reviste të njohur mode. Andrea ëndërron të bëhet gazetare dhe këtë mundësi e pranon si një sfidë të përkohshme profesionale. Por kjo punë do të ndryshojë sjelljen e Andreas, duke ndikuar kështu edhe në jetën e saj private me të dashurin, familjen dhe miqtë. Në fund, ajo do të mësojë se jeta përbëhet nga zgjedhje.
Motrat Març—8 Mars—21.00
Bazur mbi romanin me të njëjtin titull, filmi tregon historinë e jetës të një familje të përbërë vetëm nga femrat. Jeta e përditshme e motrave Març, nëpërmjet gëzimeve, keqkuptimeve dhe dashurive të para. Përmes ëndrrave të tyre, gratë e të gjitha moshave janë bërë pjesë e kësaj familjeje të pakrahasueshme dhe ndjehen thellësisht të kënaqura, kur Megi shkëputet nga rrethi i motrave për të filluar një jetë të re...
Diola Dosti ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti. Biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu ka postuar sonte disa foto në Instastory ku...
Migrena zakonisht njihet për shkaktimin e dhimbjes pulsuese të kokës, por jo të gjitha rastet e migrenës janë të njëjt...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngjes për të parë një mural në for...