Aktualitet 2 Mars 2021

Të gjitha filmat hollivudianë dedikuar grave që lanë gjurmë në jetën e tyre

Aktualitet

Tetë Marsi është dita ndërkombëtare e gruas, një ditë e cila është e rëndësishme jo sepse simbolizon rolin e nënës, por atë të gruas dhe gjithë sakrificave që ajo ka bëre për të qenë pjesë e barabartë e shoqërisë. Kështu që çdo tetë mars, vajzat, gratë, sipërmarrjet, bizneset dhe shoqëria në të gjithë botën, organizohet që me projekte apo ide të ndryshme, të celebrojë, por dhe të informojë për rëndësinë e kësaj dite, por dhe të kontributit të qenësishëm që gruaja ka dhënë dhe jep çdo ditë.
Kompania Tring, ka vite tashmë që në mënyra të ndryshme, është e pranishme në shoqërinë shqiptare jo vetëm me shërbimet që ofron, por dhe me fushatat e ndryshme dedikuar shoqërisë dhe mirëqenies së saj. Prandaj këtë javë, për të celebruar festën e gruas si feministe të vërteta, Tring propozon jo një ditë, por një javë programacion dedikuar forcës së pashtershme të gruas me hashtagun #womensweek.
Nga data 1 deri me datë 8 mars, të gjithë filmat e kanalit Tring Life do u dedikohen, historive të vërteta të grave që kanë lënë gjurmë në jetët tona duke përmirësuar dhe sjellë diçka të mirë për të gjithë.

Për gruan nuk mjafton vetëm një ditë… Prandaj Tring ka vendosur ti dedikojë plot një javë. Nën hashtagun #WomensWeek, nga data 1 deri në 8 Mars të gjitha filmat e kanalit TRING LIFE do i dedikohen asaj… burimit të jetës… Gruas!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by T R I N G (@tring_albania)

1- Talente të fshehura – 2 Mars – 21:00

Historia e tre matematikaneve  afrikane-amerikane, të cilat dhanë kontributin e tyre të rëndësishëm në NASA gjatë viteve të para të programit hapësinor të SHBA-së.

2- Pa kompromis – 3 Mars – 21:00

Jeta e kryeministres britanike Margaret Theçer që nga fëmijëria, karriera e saj politike dhe 17 ditët e luftës Falkland, ndërmjet Argjentinës dhe Mbretërisë së Bashkuar në vitin 1982. Gjithçka shihet nga sytë e një gruaje që tashmë rreth të 80 -ave jeton me nostalgjinë e ditëve të shkuara e me kujtimet e një martese fatlume.

3- Dokumentet e Pentagonit – 5 Mars – 21:00

Një dramë politike me aferat dhe sekretet e një gazete të njohur, duke nxjerr në pah luftën e “ fuqisë së katërt “ për të zbardhur të vërtetën. Fitues i 2 çmimeve Oskar dhe 8 Globe të Artë.

4- Erin Brokoviç – 6 Mars – 21:00

Erin Brockovich është një nënë e papunë beqare dhe e pafat. Ajo u përfshi në një aksident me makinë, por shkaktari i aksidentit ia hodhi paq. E ndodhur përpara vështirësive, ajo i kërkoi avokatit të saj t’i gjente një punë, në mënyrë që ta kompensonte për humbjen.

5- Djalli vishet me Prada – 7 Mars – 21:00

Andrea është një vajzë e re dhe naive që sapo ka mbaruar shkollën për gazetari dhe fillon punë si zëvendës asistente të një prej drejtoreshave më të pushtetshme dhe të egra të një reviste të njohur mode. Andrea ëndërron të bëhet gazetare dhe këtë mundësi e pranon si një sfidë të përkohshme profesionale. Por kjo punë do të ndryshojë sjelljen e Andreas, duke ndikuar kështu edhe në jetën e saj private me të dashurin, familjen dhe miqtë. Në fund, ajo do të mësojë se jeta përbëhet nga zgjedhje.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor