Aktualitet 2 Mars 2021

Si parashikohet të jenë pushimet këtë verë? Lajmet e mira për Shqipërinë në lidhje me Covid-19

Aktualitet

Ditën e djeshme në vendin tonë erdhën 15 dozat e Covid-19 nga kompania Pfizer. Gjithashtu po ditën e djeshme kryeministri Edi Rama paralajmëroi se gjatë muajit Prill do të mbërrijnë në vend edhe 30 mijë doza të tjera.

Bazuar në parashikimet e tij dhe vazhdimësisë së vaksinave pritet që me shpresë deri në verë të ketë një rënie drastike e rasteve me Covid-19 dhe kështu të jemi më të qetë ndaj infektimeve.

Kryeministri Rama pas vizitës në Bruksel ku mbajti dhe një konferencë krah zyrtarëve të lartë tëBE-së tha se do të ketë lajme të mira për Shqipërinë. Nuk dihet ende nëse ka arritur ndonjë marrëveshje për furnizime me të tjera vaksina duke pasur parasysh se shumë vende po vuajnë mungesat me furnizimet, mes tyre edhe Gjermania, ndërsa ka deklaruar se shumë shpejt pritet të mbërrijnë edhe dozat nga kompania AstraZeneca përmes skemës Covax, të mbështetur nga OBSH-ja.

Edi Rama: 'Shumë shpejt do të kemi një lajm shumë të mirë, nga njëra anë sepse kemi të konfirmuar 14 mijë dozat e para të Astra Zaneca brenda mesit të muajit mars. Së shpejti do të kemi mundësinë e një vaksinimi masiv në të gjithë territorin dhe për ta bërë sezonin e ardhshëm turistik një sezon me infektime në rënie drastike'.

Nëse gjithçka ecën sipas planit të vaksinimit, mund të kemi një verë disi më normale, dhe siç ka deklaruar Rama dhe ministrja e Shëndetësië Ogerta Manastirliu, ambicia e qeverisë është që i gjithë procesi i vaksinimit të përfundojë brenda 14 muajsh nëse ecet sipas ritmit.

Rama ka njoftuar se gjatë këtij muaji procesi i vaksinimit do të jetë më intensiv, dhe pas vaksinimit të të moshuarve do të jenë personat mbi 65 vjeç dhe mësuesit, të pasuar nga kategori të tjera, sipas prioriteteve.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor