Aktualitet 2 Mars 2021

“Kemi disa risi në provimet e maturës" ministrja Kushi shpjegon si do të hartohen tezat këtë vit

Aktualitet

Në një intervistë televizive, duke folur për procesin e provimeve të maturantëve, ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaroi “Ne këtë vit kemi disa risi, ndryshe nga viti i kaluar. Kemi përfshirë edhe pyetjet, që kërkojnë zhvillim në përgjigje, sepse vitin e kaluar kishim vetëm pyetje me alternativa. Por këtë vit pas diskutimeve dhe konsultimeve që zhvilluam edhe me maturantët dhe ekspertët e arsimit vendosëm që të kemi pyetje me zhvillim dhe me alternativë, sepse kjo është mënyra për ta vlerësuar drejt secilin nga maturantët”.

“Pyetjet nga 60 në total, 20 janë me alternativa dhe 40 janë pyetje me zhvillim. Pragu i kalueshmërisë është 25 % dhe maturnatët janë familjarizuar me këtë prag. Po punojmë intensivisht që edhe rezultatet e provimeve të shpallen në një kohë të shpejtë, duke marrë në konsideratë që një pjesë e maturantëve duan të studiojnë në universitete jashtë vendit. Brenda 5 korrikut, maturantët do t’i kenë diplomat e tyre, ndërkohë që brenda 30 qershorit të gjitha rezultatet do të jenë të shpallura”, theksoi ministrja Kushi.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor