Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Pas dy javësh në karantinë, Rudina Magjistari është rikthyer në shtëpinë e saj të dytë, studion e pasdites në Tv Klan. Moderatorja e njohur tashmë është negativizuar dhe tanimë do ta shohim si gjithmon në ekran. Sapo u përshëndet me publikun, Rudina ndau dhe një mesazh të rëndësishëm për të gjithë ndjekësit, duke u kërkuar të kenë kujdes dhe vigjilencë maksimale, në mënyrë që gjithçka të kalojë më lehtë.
"Pata unë radhën për ta kaluar Covid-19. Për fat kaloi mirë, ka qenë një histori jo dhe aq e lehtë sa duket në pamje të parë, por që unë, nga eksperienca ime, kam kuptuar diçka dhe dua ta ndaj me ju. Unë dhe bashkëshorti u infektuam të dy njëkohësisht me Covid dhe patëm fatin e madh që të mos vuanim shumë gjatë kësaj kohe, ama mjekimet i kemi marrë të gjitha. Që nga shenja e parë që ne dalluam tek vetja jonë dhe një nga mesazhet që unë dua të jap sot, përveç reflektimin të madh që vjen që shëndeti është i pari dhe ne gjithmonë duhet të jemi të kujdesshëm. Flitet gjithë kohës, mbani maskën, ruhuni, ruani distancën.
Asnjëherë nuk duhen harruar këto, janë fjalë të vërteta dhe Covidi është real, pas dere dhe shumë i rrezikshëm.Nga përvoja ime, asnjë shenjë nuk duhet neglizhuar, nëse ndjeni dhe shenjën më të lehtë në trupin tuaj që diçka nuk po shkon, ka shumë gjasa të jetë Covid, kështu që filloni masat t’i merrni menjëherë. Sa më shpejt të trajtoheni, të kuroheni aq më e lehtë do jetë beteja me Covi-19. Dhe unë besoj se kjo është një nga arsyet që ne e kaluam pa shumë vështirësi të mëdha fizike, por ndërkohë trajtimet kanë qenë të forta, intensive, të gjitha një më një."-tregoi ajo.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...