Aktualitet 22 Shkurt 2021

Rakacolli për vdekjen e 17-vjeçarit dhe gruas shtatzënë: Ata nuk ia dolën, shpëtuam foshnjën. Sistemi shëndetësor në ngarkesë

Aktualitet

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur për dy rastet e rënda që tronditën vendin ditën e sotme.
Koronavirusi i mori jetën një nënë të re 28-vjeçare e cila ishte shtatzënë, por fatmirësisht mjekët i shpëtuan foshnjen, si dhe një djali 17-vjeçar, i shtruar tek Infektivi së bashku me prindërit.


Ajo tha se fatkeqësisht as mjekët, por dhe as ata vetë nuk ia dolën ta mposhtnin virusin, teksa thotë se sistemi shëndetësor është i rënduar por jo në kolaps. Për imunitetin e tufës, Rakacolli tha në Report tv se Shqipëria nuk e ka arritur ende.

Rakacolli: Mjekët bënë të pamundurën, por situata ishte e rëndë nuk ia dolën dot as mjekët dhe as vetë djali 17-vjeçar. Kjo na bën që t’i këshillojmë të rinjtë. Shohim një mentalitet tek ata që mendojnë se edhe nëse na zë e kalojmë lehtë. Duhet ta marrin më seriozisht dhe të mbrohen. Edhe nëëa 28-vjeçare nuk ia arriti dot dhe pse u përpoqën shumë mjekët. Duhet të bëhej një ndërhyrje, u shpëtua fëmija që edhe sot është mirë, 4-5 ditë ajo ishte mirë dhe u mendua që do kalonte, por ky është kovidi, një sëmundje e rëndë që të kap në pabesi.

 A është sistemi shëndetësor në kolaps?

Rakacolli: Nuk jemi në kolaps, por jemi në ngarkesë. Sistemi shëndetësor tregon që po e mban ngarkesën, dhe po e mban mirë. Shtimi i rasteve ditore është mbi 1000. Vetë karakteristika e sëmundjes është e tillë që në këto shumë raste do të ketë dhe raste që janë në nivel të rënduar shëndetësor.

Besoni që shtrëngimi i masave do e përmirësojë situatën?

Rakacolli: Po besoj po, por kjo do të shihet kur të bëjmë një analizë të situatës.

 25 shkurti, po i afrohemi 2 javëve që u vendos ora policore 20:00, mendoni që do merrni vendim tjetër?

Rakacolli: Çdo vendim është marrë në mënyrë të kujdesshme. Janë disa indikatorë që ndikojnë në marrjen e masave. Masat janë gjithmonë të përcaktuara në bvazë të indikatorëve.

 A jemi afër imunitetit të tufës?

Rakacolli: Nuk jemi afër imunitetiot të tufës, ndaj jemi të fokusuar te vaksinimi. Po bëhen analizat e duhura, dhe në bazë të rezultateve, përfshirë edhe personat që e kanë kaluar koronavirusin pa u përfshirë në shifra zyrtare, pra që e kanë kaluar pa simptoma, më pas do të kemi një përfundim të saktë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor