Showbiz 22 Shkurt 2021

"I ngeli hatri dhe nuk më foli më" ç'ka ndodhur mes Albërie Hadërgjonaj dhe Ardit Gjebresë

Showbiz

Nuk është hera e parë që artistët pjesëmarrës në ''Kënga Magjike'' shprehen të pakënaqur rreth votimit të hapur mes që shpeshherë ngjan me ''larje'' borxhesh njëlloj siç bëjnë disa shtete në Eurovision, apo edhe problemeve teknike që ndikojnë në performancën e tyre, por nuk na e kishte marrë mendja që kjo gjë të çonte në inate mes tyre.

E ftuar në emisionin "NIN" me Alaudin Hamitin, këngëtarja e njohur, Albërije Hadërgjonaj tha se nuk flet me Ardit Gjebreanë, pasi këtij të fundit, i ka ngelur hatri nga një deklaratë e saj.

“Me Arditin kemi pasur një debat për “Këngën Magjike”. I ka ngelur hatri pasi i thashë që nuk më pëlqen votimi. Unë e kam thënë sepse nuk më pëlqen ai votim. Mua nuk më pëlqen votimi se futet Albëria, Aurela, Flori, Elvana tjetri-tjetri, këta të rinjtë pastaj dhe nëse kanë ndonjë super këngë ngelen mbrapa. Kjo gjë nuk është në rregull. Unë Arditin e vlerësoj jashtë mase, është një burrë i zgjuar, artist i mirëfilltë, por mua nuk më duket normale që unë të votoj dikë kështu. Ka qenë një keqkuptim.”- tha Hadërgjonaj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor