Keshilla mode
Është e vështirë të zgjedhës një veshje festash pa rënë në klishe, veçanërisht kur bëhet fjalë për Ditën e Shën Valentinit. Ndoshta ky nuk është viti i duhur për festa por me siguri është ai i duhuri për të vlerësuar jetën dhe personat tonë të dashur. Kështu që, qoftë edhe në shtëpi më poshtë keni disa ide veshjesh dhe kombinimesh për 14 Shkurtin:
Fustan floreal: Lulet nuk dalin asnjëherë nga moda, ato e bëjnë një veshje të veçantë dhe mund të vishen në shumë raste të ndryshme.
Veshje sexy: Po kjo është dita perfekte për të eksperimentuar me veshjet tuaja dhe të guxoni pak më shumë!
Veshje me zemra, si simbol i ditës së të dashuruarve.
Nëse nuk doni të impenjoheni shumë mjaftojnë një palë pantallona me ngjyrë të ndezur dhe pjesa tjetër sa më e thjeshtë.
Thjeshtësia është seksuale: Kështu që xhinset e preferuara dhe një kanatjere mëndafshi do të ishin kombinimi ideal.
Kostum: Jo ai që vishni në zyrë por një tjetër me detaje të veçanta si ky më poshtë:
Në fund për ata që nuk duan të vishen në shtëpi, mund të zgjidhni pizhamet tuaja të preferuara dhe aksesorët më të bukur!