Personazh 9 Shkurt 2021

Edhe Shqipëria ka ndikuar në luftën kundër Covid, farmacistja Aulona Brahimaj na tregon se si

Personazh

Përgatiti ANI JAUPAJ

Ndërsa e gjithë fushata e vaksinimit kundër Covid 19 vijon në të gjithë botën, vendet e Ballkanit janë vetëm në fillim. Në Shqipëri, për shembull janë bërë vetëm injeksionet e para. Mirëpo, nëse vendi nuk ka zhvilluar vijimësinë e vaksinës, ka qenë pjesëmarrës në luftën kundër Covid, në një mënyrë tjetër, përmes bimëve medicinale.

Sipas prodhuesve, përbërësit aktivë që shpërndahen nga Shqpëria, si boronicat e egra, për shembull, janë përdorur në shumë laboratorë për të zhvilluar trajtimin kundër Koronavirusit.

Bimët medicinale, sipas mediave të huaja, janë burim shumë i mirë i vendit duke e përcaktuar atë si një nga prodhuesit më të mëdhenj në Europë, me 12.000 ton të eksportuar, çdo vit. 95% e bimëve janë eksportuar kryesisht në Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara, por edhe në disa vende të tjera të Europës si Italia apo Franca. 

Pavarësisht izolimit, në këtë pikëpamje viti 2020 ka qenë një vit shumë i mirë për eksportin e bimëve medicinale. Ndërsa gjatë verës prodhuesit i frikësoheshin më të keqes, muajt e ardhshëm treguan që viti i shkuar ka shënuar një rekord që ka arritur shifrën e 50 milion dollarëve. Prodhimi është stimuluar në masë nga industria farmaceutike.

Sipas farmacistes Aulona Brahimaj është e vërtetë që nuk është rritur vetëm eksporti. “Edhe përdorimi i bimëve medicinale në vend është shtuar mjaft gjatë këtij viti sepse në të gjitha rastet, trupi duhet të qëndroj i hidratuar, jo vetëm kur preket nga Covid, dhe përdorimi i bimëve përmes çajrave, e ndihmon trupin. Ndër shumë bimë, ato që janë përdorur më shumë gjatë pandemisë kanë qenë dafina, anasoni, piperi i zi dhe karafili. Rekomandoj veçanërisht përdorimin e çajit të dafinës, shoqëruar me pak mjalt, gjatë ditëve që trupi lufton me Covid. Edhe në rast se keni simptoma të lehta, mos i ndalni çajrat! Jo të gjitha bimët që përmenda janë tonat, por jemi të bekuar me më kryesoren, dafinën”  .

Sigurisht që këto bimë nuk shërbejnë vetëm për eksportin, përdoren edhe në Shqipëri, në mënyra nga më të ndryshmet. Ka disa herbalist në Shqipëri që i përdorin e miksojnë për kura nga më të ndryshmet dhe kjo është një anë tjetër e këtyre muajve të gjatë të pandemisë; herbalistët janë kontaktuar nga pacientë të ndryshëm më shumë se kurrë më parë, farmacistët gjithashu.

“Pasi përdorin barnat dhe trajtimet që ka udhëzuar mjeku, njerëzit lodhen sepse nuk shohin përmirësime”- thotë Valentina Petova që ka një farmaci të vogël në qendër të Tiranës. “Shumë njerëz po rikthehen te bimët mjekësore, si një traditë e vjetër e vendit. Është pasuria dhe trashëgimia e Shqipërisë prandaj edhe mjekësia e bimëve po zhvillohet përditë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor